Veshët janë aktivë gjatë gjumit
Historia e djelmoshave të shpellës në Kuran, i referohet shumë mrekullive shkencore. Le të ndalemi në njërin prej tyre. Kjo mrekulli citohet në versetin e 11-të të sures Kehf: “Ne ua mbyllëm veshët atyre (duke i lënë të flinin) në shpellë për shumë vjet.[1]
Një fakt shumë i rëndësishëm shkencor është përmendur në këtë verset kuranor. Ekuivalenti arab “goditje” në ajet është folja “da-ra-be”. Në arabisht, kjo folje mban kuptimin metaforik të “Ne i kemi bërë ata të flenë.”
Sidoqoftë, kur folja “da-ra-be” përdoret me fjalën veshë, ose në rastin konkret “goditur në veshë”, mban kuptimin e ndalimit të dëgjimit të veshëve. Allahu mund të kishte përdorur shprehjen, Ne i lamë të flinim, për njerëzit e shpellës. Në vend të kësaj Ai tha: “Ne ua mbyllëm veshët atyre.” Ky përdorim gjuhësor tregon në fakt, një të vërtetë shkencore tepër interesante.
Sipas zbulimeve shkencore, i vetmi organ shqisor që është aktiv gjatë gjumit, është veshi. Kjo është arsyeja pse na duhet ora e alarmit për t’u zgjuar. Organet e tjera shqisore nuk janë aktive gjatë gjumit. Kështu, urtësia e përdorimit të shprehjes “Ne ua mbyllëm veshët” nga Allahu i Madhërishëm për banorët e shpellës, është tregues i mbylljes së shqisës dëgjimore të këtyre të rinjve, duke u siguruar gjumi i tyre disa vjeçar pa u zgjuar. Me këtë përdorim të veçantë të kësaj shprehjeje është theksuar fakti i aktivitetit të papushim të veshëve gjatë gjumit.
Siç mund të shihet, çdo fjalë e Kuranit është urtësi. Ndonjëherë hap një derë drejt të vërtetës së madhe me një fjalë të vetme. Në çdo fjalë të tij, provon se është fjalë e Allahut.
[1] Kehf, 18/11