Ylli trokitës

Veshi i njeriut nuk mund të dëgjojë të gjithë tingujt e Universit. Ai dëgjon vetëm gamën e frekuencës së fjalës njerëzore, që mbulon frekuenca midis 250 Hz dhe 3000 Hz.  Njeriu nuk mund të dëgjojë tinguj nën këtë frekuencë, të quajtur ultratinguj (infrasound) dhe tinguj ultrasonikë, të cilët janë mbi këtë dhe në një frekuencë akoma më të lartë. Ato mund të regjistrohen vetëm me pajisje që mund të perceptojnë frekuenca të tilla.

Me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, janë regjistruar tinguj ultrasonikë të universit nga atmosfera në planetet e sistemit diellor, të cilat “tingëllojnë”në një frekuencë shumë të lartë. Më interesant në mesin e tyre, është ylli i emërtuar si Pulsar nga shkencëtarët, i përmendur si ylli Tarik në Kuran, yll në të cilin Allahu betohet. Ky yll, i quajtur Tarik, tingëllon si trokitja e derës. Ana më interesante e kësaj është se fjala Tarik, në gjuhën arabe do të thotë “trokitje në derë”. Faktikisht, fjala Tarik buron nga rrënja e foljes “tark”. Tark, do të thotë të trokasësh fort, të përplasesh dëgjueshëm. Sipas kësaj, “tarik”, në thelb do të thotë ai që rreh fort, ashtu si goditja me një trokitës dhe trokitja në derë.

Por si mund të shpjegohet zbulimi i sotëm i tingullit të yllit, i cili është në formën e trokitjes së dyerve i quajtur Taik (trokitja e dyerve) 1400 vjet më parë, në një kohë kur nuk kishte shkencë dhe teknologji?

Nëse e konsiderojmë Kuranin si një fjalë njerëzore -Zot na fal- duhet të pranojmë gjithashtu që profeti Muhamed (s.a.s) i regjistroi këta tinguj ultrasonikë me pajisje që perceptojnë frekuenca të larta 1400 vjet më parë dhe i quajti Tarik. Por në fakt, nuk ekziston asnjë qenie e vetme njerëzore në planet, që mund të pranojë këtë ide apo hipotezë!

Postime të ngashme