Disa Argumente drejtuar arsyes

Nga Ali Zaimi

Ndërkohë që botëkuptimi I calë që nuk pranon cfarë nuk sheh me sy, padituria, dëshirat e shfrenuara dhe epshet, mëndjemadhësia dhe frika mund të renditen ndër faktorët që e pengojnë njeriun të besojë.

Zoti nuk mund të shihet me sy, sepse Ai vë në funksion gjithë universin. Ai nuk është materie që ta shohësh ndërkohë që përqindja jonë e shikimit është vetëm pak përqind. Ndërkohë ndër arsyet pse ne nuk mund ta shohim Zotin mund të përmendim: Ne jemi krijuar me një kapacitet që s’na jep mundësi ta shohim Allahun, Allahu nuk ka të ngjashëm e të kundërt, Allahu fshihet nga intensiteti i shfaqjes, kështu e kërkon bota e provës.

Duke qënë përfaqësorë ose imitues, e ndonjëherë akoma më keq paragjykues, njerëzit në vorbullën e hutimit dhe indiferentizmit ngelen larg mirësisë së besimit.

Dëshirat dhe epshet i bëjnë njeriut që të harrojë arsyen pse ka ardhur në këtë botë. Kur krijon varësi tëe to, ndodh që njeriu ta humbë motivin për të menduar, madje i vijnë të vështira. Kështu përshembull njeriu duke e parë të vështirë namazin e mohoi atë, e ngaqë i vinte ndesh me dëshirat e veta për të vjedhur, hyrë në harram, etj, mohoi llogaridhënien në botën tjetër.

Po ashtu edhe frika se mos humbet pozitën, mos humbet pasurinë, mos të duket “i prapambetur” e largon njeriun nga praktika fetare.

Nga ana tjetër arsyeja dhe shkenca me argumentet e panumërta në gjithësi, ato në Kur’an, ato që transmetuan Profetët dhe ato që përshpërit ndërgjegja jonë na orientojnë domosdoshmërisht drejt besimit.

Argumentimi i të qenës është gjithmonë më i lehtë se argu­mentimi i të paqenës. Ekzistencën e një varieteti molle mbi tokë mund ta vërtetojmë duke treguar edhe vetëm një kokërr prej atij varieteti. Kurse personi që pretendon se varieteti në fjalë nuk ekziston, mund ta vërtetojë pretendimin e tij vetëm pasi të ketë shëtitur të gjithë tokën. Dhe kjo do të thotë vështirësi gjer në përmasat e të pamundurës. Prandaj mund të themi se e pa­qena kurrë nuk mund të vërtetohet.

Dy vërtetues parapëlqehen ndaj mijëra kundërshtuesve dhe mohuesve. Po qe se dy vetë kanë rënë në marrëveshje mbi të njëjtën të vërtetë, mohimi i asaj të vërtete nga mijëra vetë me anë të vështrimeve të veta nga dritaret e tyre të ngushta, nuk ka asnjë vlerë.

Po qe se nga një mijë dyert e një pallati, 999 janë të hapura e njëra, e mbyllur, askush nuk mund të pretendojë se në atë pa­llat nuk mund të hyhet. Ja, pra, se ç’bën mohuesi: duke u tre­guar shikimeve vetëm atë derë, kërkon ta përqëndrojë vëme­ndjen vetëm te ajo. Në të vërtetë, edhe ajo derë është e mbyllur ve­tëm për botën shpirtërore të atyre që, si ai, u kanë zënë sytë perde. Për besimtarin nuk ka derë të mbyllur, mjafton që të mos i mbyllë sytë! Fundja, 999 dyer janë të hapura për të gji­thë, madje me të dyja kanatet!

Ja, pra, ajo derë dhe disa prej atyre argumenteve.

Gjithësia është nga lloji i qenieve të mundshme. Pra, ekzis­tenca dhe mosekzistenca e saj janë në raport të barabartë ndaj njëra-tjetrës: gjithësia mund të ekzistojë po aq sa mund të mos ek­zistojë ose, e kundërta, mund të mos ekzistojë po aq sa mund të ekzistojë. Ndërkaq, çdo qenieje e mundshme varet nga një shkak jashtë saj, pra, që të ekzistojë, duhet të jetë një shkak i ja­shtëm që mundëson së pari ekzistencën e saj, pastaj edhe for­mat dhe cilësitë e ekzistencës së saj. E thënë ndryshe, duhet të jetë një shkak i jashtëm që të zgjedhë ekzistencën e qenies së mundshme ndaj mosekzistencës së saj. Dhe ky shkak është Allahu, Zoti i gjithësisë.

Kur njeriu ka të ftohtë, për të përshpejtuar qarkullimin e gjakut në trup, krijohen dridhje. Këtë fenomen që ndodh jashtë vullnetit të njeriut kush e rregullon?

Në një shtypshkronjë, pot ë kishte 1000 shkronja dhe dikush të vinte e t’ju thosht që fryu era dhe duke I sjellë gërmat së bashku u formuan fjalët, p.sh. libri, mali, tavolina, etj.,edhe pot ë ishte e vështirë do ta pranonit. Po sikur të thoshte ato shkronja formuan pesë fjalë, pastaj një tregim e mandej një roman apo libër poezie, a do ta besonit? Ndërkohë vetëm qeliza e njeriut formohet nga protein të ngjeshura, ku vetëm për proteinën duhet të bashkohen 40 mijë atome bashkë. Pjesatjetër e qelizës dhe komponentët e saj, e më tutje, pot ë hynin në të gjithë organet në këtë llogaritje, do të paraqitej një gjendje që s’do të shprehej dot me numra nga formimi I rastësishëm (sipas llogaritjeve të propabilitetit). Atëherë edhe një qelizë e vetme madje do të bërtiste: në univers s’do mund të kishte rastësi. Është dikush që zgjedh dhe vendos, dhe ai është i Gjithëditur dhe i Gjithëfuqishëm për cdo gjë.

Gjithësia është në ndryshim të vazhdueshëm e të pandër­pre­rë. Çdo gjë që ndryshon, është e pasqenë, akcidenciale. Nga ky aspekt, materia nuk mund të jetë e paraqenë. Dukuri si rrë­sh­qitja e vazhdueshme e materies, sipas ligjeve të termodina­mi­kës, drejt mosqenies, zgjerimi i pandërprerë i gjithësisë dhe ecja e shpejtë e diellit drejt konsumimit tregojnë se ekzistenca e ka një fillim. Çdo qenie akcidenciale, pra, e qenë ose e krijuar pas, e ka një krijues; nuk mund të ketë efekt pa motiv, rezultat pa shkak dhe art pa artist. Ndërkaq, shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund. Atëherë themi se kjo gjithësi materiale që është në ndryshim të pandërprerë, që s’është e paraqenë por e krijuar pas, domethënë akciden­ci­ale, e pasqenë, për pasojë, nevojtare për një shkak të parë, e ka një krijues i cili është Allahu, Zoti i gjithësisë.

Jeta, një mister transparent! Po, jeta është aq e çuditshme sa të mos mund të shpjegohet me shkaqe të jashtme dhe trans­pa­rente për sa i përket argumentimit të Fuqisë Krijuese. Jeta e tre­gon dhe e shpall Krijuesin e vet drejtpërsëdrejti. Jeta është një dukuri e magjishme që i magjeps shkencëtarët me përbërjen e saj misterioze, kurse njerëzit e thjeshtë, me transparencën e saj! Dhe, me gjuhën e gjendjes cilësore të saj, jeta duket sikur thotë: “Mua më ka krijuar Allahu, Zoti i gjithësisë!”

Rregulli dhe harmonia në një vend a nuk tregojnë për dikë që e ka ngritur atë rregull dhe harmoni? Arti në një vepër, a nuk tregon për artistin e tij? Gjithashtu, bujaria dhe mikpritja në një vend, a nuk tregojnë për bujarin dhe mikpritësin e atij vendi? Duke u nisur nga kjo, po qe se njeriu mundet ta vështrojë këtë gjithësi me syrin e mendjes e të zemrës të padëmtuar nga indiferentizmi dhe parakushtëzimi, do të arrijë t’i shohë të vërtetat e saj, si artin, rregullin, harmoninë, planin dhe bujarinë dhe do të besojë se këto janë nga një argument ose provë më vete që tregojnë ekzistencën e një Krijuesi me dituri, fuqi dhe bujari të pafund.

Nga atomi te njeriu, nga qeliza te galaktikat, në tërë gji­thë­sinë bie në sy një art i hollë dhe marramendës. Sigurisht, në të­rë gjithësinë, çdo vepër (objekt)

ka një vlerë shumë të madhe artistike, është shumë e çmuar, bëhet shumë lehtë dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, bëhet në një numër të madh, është e ndërlikuar dhe e shumëllojshme, është e vazhdueshme.

Mirëpo, në punët e bëra në dukje në një kohë të shkurtër, në një numër të madh, lehtë dhe të komplikuara, nuk duhet të ketë vlerë artistike. Vetëm se, nëse bërësi është Allahu, Zoti i gjithë­sisë, çdo gjë ndryshon dhe të kundërtat bëhen bashkë!

Nga më të largëtit nga njëri-tjetri gjer te më të afërtit, të gjitha krijesat vrapojnë në ndihmë të njëra-tjetrës. Në një ndihmë të tillë, dy qenie të gjinive dhe llojeve të ndryshme që s’kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, bëhen pothuajse si pjesë të një të tëre du­ke e plotësuar njëra-tjetrën. Mendoni se si bakteriet, krimbat dhe dheu bashkohen me të njëjtin qëllim në ndihmë të bimëve, gjë që përsëritet pa pushim. Kjo veprimtari e këtyre qenieve pa mendje dhe vetëdije që e lë pa mend mendjen dhe të mahnitur vetëdijen, na shpalosin para syve të vërtetën se në planin e pa­sëm të saj është veprimtaria plot urtësi e një Individualiteti që është Qenie e Domosdoshme. E shprehur ndryshe, me gjuhën e kësaj ndihme reciproke, tërë gjithësia thotë “Allah”!

Pastrimi dhe pastërtia që vërehen nga njeriu në qiell e gjer në thellësitë e kozmosit, si një argument më vete, na tregojnë për një Individualitet të quajtur i Shenjtë.

Bakteriet, insektet, milingonat dhe sa e sa kafshë grabitqare që e pastrojnë tokën, era, shiu dhe bora, ajzberget dhe peshqit në dete, atmosfera dhe vrimat e zeza në kozmos, oksigjeni që na e pastron gjakun dhe frymëzimet shpirtërore që na e shpë­to­jnë shpirtin prej shqetësimeve, na informojnë paprerë mbi em­rin i Shenjtë, i Pastër dhe, pas këtij emri na tregojnë Indivi­dua­litetin e Shenjtë!

Ndërsa çështjen, në fakt, mund ta përgjithësojmë në të gjitha krijesat, për ta ngushtuar dhe konkretizuar më mirë, le ta traj­tojmë atë duke u përqëndruar vetëm te njeriu dhe vetëm te fy­tyra e tij që është karakteristika më e qartë dalluese që e bën të veçantë çdo individ njerëzor nga tjetri.

Fytyra e një njeriu, kushdoqoftë ai, gjer në hollësitë më të vogla, nuk i përngjet absolutisht askujt prej miliarda njerëzve para tij. Ky rregull vlen edhe për njerëzit që kanë për të ardhur në botë pas tij. Të vizatosh në një sipërfaqe krejt të vogël miliar­da portrete të njëjta në një aspekt, por të ndryshme nga njëri-tjetri në një aspekt tjetër dhe pastaj ta veçosh njërin ndër mili­arda portrete të mundshme për t’i ngjarë njëri-tjetrit dhe çdo gjë ta vësh në një rrugë dhe formë ndër rrugë dhe forma pafundë­sisht të ndryshme, e gjitha kjo është, sigurisht, një shpallje e Zo­tit që e njeh gjer në imtësi çdo qenie që e krijon dhe që zotëron dijen dhe mundësinë për t’i dhënë asaj qenieje formën që dë­shiron, një shpallje aq e fuqishme sa ta dëgjojnë edhe shurdhët! Po, krijimi i organeve të një fytyre, të ndryshme nga organet e fytyrave të tjera dhe pajisja e çdo syri me një veçori dalluese absolutisht nga të gjithë sytë e tjerë, i tregon dhe ia bën të njohur çdo njeriu me ndërgjegje, qoftë ai edhe pa dritë në sy, Individualitetin që i krijon të gjitha këto dhe i pajis me urtësi të pafundme!

 

Sapo del nga veza, biba mundet të notojë. Milingonat që da­lin nga fshikëza, fillojnë menjëherë të rrëmojnë korridor. Bleta mund t’i thurë brenda një kohe shumë të shkurtër hojet që janë një mrekulli arti, po kështu, merimanga mund ta thurë rrjetën e saj aq të hollë. Nga të gjitha këto kuptojmë se këto dhe të tjera kafshë të ngjashme i kryejnë këto veprime me anë të informaci­oneve që u jepen në një botë tjetër dhe të aftësive të bashkë­li­ndura. Mirëpo nuk ndodh aspak kështu me njeriun, i cili është i detyruar ta mësojë gjithçka në këtë botë, megjithëse është krije­sa më e përsosur për sa u përket aftësive dhe mundësive! Kjo do të thotë se krijesat e tjera nuk i kanë ato aftësi dhe mundësi nga vetja, por ua ka dhuruar Individualiteti që e bën çdo gjë me kuptim dhe urtësi!

Të vegjlit e ngjalave që i lëshojnë vezët disa kilometra larg dhe kthehen, sapo dalin nga veza, vihen në rrugë dhe e gjejnë nënën sikur ta kishin vënë aty me duart e veta! Me ç’mund të shpjegohet kjo veçse me shtytjen hyjnore? Po qe se kjo mrekulli që e shohim te kafshët shpjegohet vetëm e vetëm si një e dhënë e Allahut, Zotit të gjithësisë, atëherë ky shpjegim mund të shihet si racional dhe logjik, ndryshe, çdo interpretim tjetër mbetet thjesht një përçartje!

 

Edhe cilësia e shpirtit tonë që nuk ia njohim natyrën, por për ekzistencën e të cilit askush nuk ka dyshim, dhe e veprimit të funksioneve të tij mbi kurmin tonë, është një ndër argumentet që njoftojnë për Zotin. Elementi që e përfaqëson në botën tonë Botën e Urdhrit[3], është shpirti dhe shpirti ka ardhur në këtë bo­të vetëm për zhvillim dhe përsosje[4]. Meqë ndikimi i urtësisë së kësaj mbi përfundimin është jashtë temës sonë, po mjaftohemi këtu vetëm duke e prekur pikën që e argumenton ajo. Fakti që shpirti që, si natyrë, nuk ka të bëjë aspak me botën tonë mate­riale, dërgohet këtu nga një botë e posaçme për të dhe që vihet në një proces maturimi sipas një programi të caktuar, është, pa dyshim, një prej argumenteve më të rëndësishëm që njoftojnë për Zotin.

Nga ana tjetër, parandjenjat te njeriu dhe kthimet te Zoti pa pasur asnjë shkak të jashtëm, orientimet kah Ai dhe përsëritja në miliona herë e këtyre dukurive janë një argument i hapur i faktit që ndërgjegjja e cila ndodhet te njeriu në mënyrë të bash­këlindur dhe është njëri prej preteksteve më të rëndësishëm për gjetjen e Zotit, është e dhënë gjer në adhurim pas Krijuesit të vet dhe është e lidhur me Të me të gjithë qenien e vet. Fundja, a s’është ndërgjegjja njëri prej dëshmitarëve të pagabueshëm të marrëveshjes mes Zotit dhe shpirtit të njeriut?[5] Ja, pra, me shtytjen e domosdoshmërisë dhe detyrimit të respektimit të kë­saj dëshmitarie, ndërgjegjja thotë: “Allah”!

Ekzistenca tek çdo njeri e një ndjenje dashurie ndaj të mirës dhe të bukurës si dhe, në të kundërt, e një ndjenje urrejtjeje ndaj të keqes dhe të shëmtuarës, është një realitet aq i hapur e i qartë, sa askujt nuk do t’i shkonte mendja për të kundërtën. Kjo do të thotë se, me ndërtimin e tyre siguron prirjen nga mora­li­teti dhe e mira dhe largimin me neveri dhe urrejtje nga imorali­teti dhe e keqja, këto ndjenja argumentojnë se i zoti i sistemit që e urdhëron njeriun për të vepruar mirë e bukur dhe e pengon nga sjelljet e këqija e të shëmtuara, është po ai Individualitet që ia ka dhënë njeriut këto ndjenja. Dhe, pa asnjë dyshim, ky Indi­vidualitet është Allahu, Zoti i gjithësisë!

Historia e feve është dëshmitare se njerëzimi nuk e ka kaluar asnjë prej periudhave të tij pa besim. Në çdo periudhë, njeriu ka pasur një besim qoftë edhe të shtrembër apo bestyt, qoftë edhe qesharak, dhe ka ndjekur një sistem moralo-shpirtëror të caktuar. Në mënyrë të veçantë, besimi është një nevojë sepse ekziston në krijim. Individualiteti që e ka shtresuar këtë nevojë në krijimin e njeriut dhe Individualiteti që na urdhëron ne të besojmë, është i njëjti Individualitet. Ai është Allahu, Zoti i gji­thësisë!

Njeriu është pajisur me mijëra ndjenja. Çdo ndjenjë bart një natyrë mesazhi nga një botë jashtëlëndore. Ndërkaq, te çdo nje­ri është një ndjenjë që ia bën të njohur atij Zotin drejtpërdrejt. Kjo është ndjenja e pavdekshmërisë. Për shkak të kësaj ndjenje njeriu përpiqet pa pra për pavdekësinë dhe amshueshmërinë. Asgjë e fundme, e konsumueshme dhe e vdekshme nuk mun­det ta kënaqë atë vërtetësisht. Dhe kjo ndjenjë nuk është e mu­ndur t’i jetë lënë njeriut nën ndikimin e ndonjë gjëje të fundme. Asnjë prej shkaqeve që janë të fundmë nuk mund ta ofrojë këtë pasion për pavdekshmërinë. Mirëpo ekzistenca e kësaj ndjenje është një fakt, një realitet, pra është e pamundur të mohohet. Atëherë themi se këtë ndjenjë na e ka dhënë neve ai që na ka krijuar, Zoti. Dhe është Ai që ka për të na e dhënë edhe jetën e pafundme!

Po qe se dhjetë gënjeshtarë të njohur na vijnë njëri pas tjetrit e na thonë se na është djegur shtëpia, themi “ka mundësi” edhe pse i njohim ata dhe e dimë se qoftë edhe një herë s’kanë thënë të vërtetën! Ndodh kështu sepse në mes është një marrëveshje, qoftë edhe mes disa gënjeshtarësh! Mirëpo marrëveshja (se Zoti ekziston) për të cilën po bëjmë fjalë këtu, është marrëveshje mes mijëra profetësh, qindramijëra shenjtorësh dhe miliona nje­rë­zish. Pika kryesore e marrëveshjes së arritur nga këta njerëz që kanë jetuar në kohë dhe vende të ndryshme, është e vërteta “Allahu ekziston”. Kur i jepet rëndësi edhe marrëveshjes së dhje­të gënjeshtarëve mbi një gënjeshtër, ç’njeri mund të jetë ai njeri që nuk i beson marrëveshjes së miliona profetëve dhe njerëzve të shquar që s’është dëgjuar të gënjejnë kurrë? Dhe si mund të quhet i mençur një njeri i tillë?

Të gjitha argumentet që vërtetojnë se Kur’ani është fjalë e Allahut, janë, në të njëjtën kohë, edhe prova të ekzistencës së Allahut, Zotit të gjithësisë. Janë qindra argumente mbi Kur’anin si fjalë e Zotit që janë të parashtruara me imtësi në burimet bi­bliografike e teorike të Islamit lidhur me çështjen përkatëse. Ne po mjaftohemi duke ua lënë atyre aspektin vërtetues të çështjes. Të gjitha këto argumente, me gjuhën e tyre të posaçme, thonë: “Allahu ekziston”!

Edhe të gjitha argumentet që vërtetojnë profetësinë e profe­tëve, veçanërisht të profetit Muhammed (s.a.s), duhet t’u shto­hen provave që flasin për Zotin. Sepse qëllimi final i ekzistencës së profetëve është shpallja e unitetit të Zotit, e emërtuar në Is­lam, tevhid, besimi monoteist mbi Allahun, Zotin e vetëm të gji­thësisë. Prandaj, të gjitha argumentet e çdo profeti që vërtetoj­në profetësinë e tij, janë, në të njëjtën kohë, në tërësi, argumen­te të ekzistencës së Zotit. Ndërkaq, ne s’do të qëndrojmë mbi ta një për një sepse kjo është jashtë tematikës sonë, por do të the­mi vetëm kaq, që, të gjitha argumentet që pohojnë se një profet është i vërtetë, pohojnë me të njëjtën forcë, madje më me forcë se Allahu ekziston dhe është një!

 

 

Postime të ngashme