Familja, Famijla, Familja

Familja është elementi dhe institucioni më thelbësor i një kombi dhe shoqërie.

Familja është një institucion i shenjtë dhe vija më e shquar e shenjtërisë së saj është kurora martesore.

Bashkimi legal nën emrin “kurorë”, feja islame e pranon si themelin, shtyllën dhe fondamentin e një kombi të mirë.

Edhe vetë martesa i përket një rëndësie të veçantë, sepse me të formohet dhe ngrihet familja, si elementi më i rëndësishëm i shoqërisë.

Feja islame i jep mjaft rëndësi martesës. Në përgatitjen e martesës çdo gjë do të mendohet me hollësi, do të bëhen një mijë e një llogari dhe do të sillet me një kujdes  që nuk do t’i linte hapësirë asnjë gabimi në mënyrë që foleja familjare e ngritur, të mos prodhojë shkaqe që do të çonin në shembjen e saj.

Synimi thelbësor i martesës është rritja dhe përgatitja e një brezi që do t’i bënte të kënaqur Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Prandaj njerëzit tregojnë kujdes të veçantë në edukimin e fëmijëve me besim fetar, atdhedashës e të lidhur fort pas familjes.

Pavarësisht nga mendimet e ndryshme, apo nga tendenca e të ashtuquajturës familje moderne, besimtarët kurrsesi nuk duhet të lëkunden, të kenë fëmijë në mënyrë të ligjshme.

Rritja dhe edukimi i fëmijëve

Në çështjen e edukimit të fëmijëve, nëna dhe babai duhet të jenë të një mendjeje.

Për nga krijimi i saj, nëna është njëherazi  mësuese, edukatore dhe udhërrëfyese. Detyra më e rëndësishme e saj është përgatitja e fëmijës së vet.  Edhe babai duhet të jetë gjithmonë i matur dhe serioz, i zgjuar dhe i vëmendshëm. Është ai që kujdeset për mbajtjen e familjes.

Nëna dhe babai duhet të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për rritjen dhe përgatitjen e një brezi të ndjeshëm, të vetëdijshëm dhe të lidhur fort pas atdheut, kombit dhe fesë dhe nuk duhet të japin rast që ai të përjetojë boshllëk mendor, ndjesor apo logjik.

Nëse prindërit do të jenë besimtarë, të lidhur pas Kuranit dhe njohës të mirë të Islamit, edhe fëmijët, do të rriten dhe përgatiten të vetëdijshëm dhe do ta bëjnë të valëvitet flamurin e kombit të tyre.

Çdo fëmijë lind me natyrë të pastër si një letër e bardhë ku nuk është shkruar asgjë dhe janë prindërit ata të cilët do të shkruajnë mbi të.

Çdo nënë dhe Çdo baba janë të detyruar që një pjesë të ditës t’ua kushtojnë edukimit të fëmijëve.

Në arsimimin dhe edukimin e fëmijës, familja është mjedisi, vatra dhe shkolla e parë.

Babai duhet t’i mësojë djalit jetën dhe fenë, shkrimin dhe këndimin, madje sipas moshës edhe notin, qitjen apo kalërimin, apo të gjitha sporteve të dobishme për jetën dhe shëndetin.

Nëna

Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes, që përgatit një komb. Në botëkuptimin e islamit ajo është aq e shenjtë, sa që i dërguari Allahut ka thënë: “Xheneti ndodhet nën këmbët e nënave”

Ajo është ngritësja e folesë familjare, që përbën qelizën e parë të shoqërisë. Ngritësja e një foleje ku reflektohen gëzimet dhe lumturia e fëmijëve.

Allahu që ka krijuar mashkullin dhe femrën i ka pajisur ata sipas vendit dhe vlerës së tyre dhe u ka dhënë kapacitetet përkatëse.

Femra është e dobët dhe delikate. Dhembshuria e nënës për fëmijën e saj është një kapital i madh saqë çfarë do vlere tjetër t’i jepej asaj do të mbetej i zbehtë përpara kësaj vlere që i ka dhënë Allahu.

Meqenëse familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë, fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria  e një kombi dhe e shtetit. Atëherë kjo shtyllë themelore e kombit dhe e shtetit nuk duhet lënë  kurrsesi pa një plan dhe projekt.

Një fole familjare pa synim, e ngritur mbi dëshira, pasione, qejfe e zili apo smirë, jo vetëm që nuk premton  të ardhme, por do të mbetet në trup të popullit si një element përkeqësues potencial. Sipas të gjitha gjasave një familje e tillë do të përgatisë vazhdimisht endacakë rrugësh.

Ky plan është kurora martesore dhe në rrugën që shkon drejt kurorës, duhet të lihen mënjanë egoizmi dhe dëshirat për të sunduar.

Postime të ngashme