Martesa e begatë e Mubarek-ut!

Nuh ibn Merjem kishte shumë pasuri, por mbi të gjitha ishte shumë besimtar. Kishte edhe një vajzë të bukur, e cila kishte besim të madh e moral të lartë. Ai mori një shërbyes, që quhej Mubarek, që s’kishte pasuri, por kishte besim dhe moral të pastër. Zotëria i tij e dërgoi që ta ruante vreshtin. Mubareku e ruajti vreshtin për gati dy muaj. Zotëria shkoi një ditë andej dhe i kërkoi një bistak rrushi. Mubareku ia solli, por rrushi ishte i thartë. Edhe herën e dytë ia solli të thartë. Zotëria u inatos, sepse kujtoi se ai po tallej me të, por Mubareku i tha se nuk po tallej. Ai nuk kishte provuar asnjë kokërr rrushi, për sa kohë kishte qëndruar aty, sepse i druhej shikimit të Zotit, e jo shikimit të krijesave.

Zotëria i tij u habit me të dhe duke parë se ai ishte njeri shumë i moralshëm e martoi me vajzën e tij. Nga martesa e tyre lindi një djalë. Kush lexon historinë e Islamit, e gjen atë djalë si dijetar të hadithit. Ai është Abdullah ibn Mubarek. Kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë se ajo.

Postime të ngashme