Dashuria për Zotin
-Kush e njeh Zotin, e do Atë. Kush do dikë tjetër veç Tij, e bën këtë ose nga padija, ose nga mosnjohja e Tij.
-Gjithçka që kam parë, më mëson t’i besoj Zotit për gjithçka që nuk kam parë.
-Dashuria për Zotin e vërtetë është fitim përjetë.
-Shenja e dashurisë së Zotit është që Ai ta veshë me tri cilësi të dashurin e Tij; me një bujari si deti, me një mirësi si dielli dhe me një modesti si toka.
-O Allah, bëje dashurinë për Ty më të madhe tek unë se dashuria për veten time, për familjen time dhe për ujët e ftohtë!
-Ai që ndien dashuri për Krijuesin, por nuk ndien po në atë gradë frikë ndaj Tij, është i mashtruar.