Ngjyra e gjelbër dhe kënaqësia shpirtërore

Psikologët thonë se ndikimi i ngjyrës së gjelbër te njeriu është tepër i madh. Janë kryer eksperimente që bëjnë të qartë se ngjyra ndikon në reagimin apo vetëpërmbajtjen e njeriut, duke e bërë atë të ndihet i gëzuar apo i trishtuar, të ketë të ftohtë apo të nxehtë, madje ndikon edhe në personalitetin e njeriut dhe në këndvështrimin e tij për jetën. Kështu, spitalet kanë filluar të thërrasin specialistët për t’u propozuar ngjyrën e mureve apo të rrobave që ndihmon shërimin e të sëmurëve.

Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanë treguar se ngjyra e verdhë gjallëron sistemin nervor, ngjyra e kuqe e errët qetëson nervat; ngjyra blu e bën njeriun të ndiejë të ftohtë, etj.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ngjyra e vetme që ngjall gëzim në shpirt dhe gjallëri në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër. Për këtë arsye, njerëzit preferojnë të kalojnë kohë të gjatë në mjedise të qeta, të mbushura me pemë dhe me ajër të pastër.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: