Vendbanimi i popullit Themud
Hixhra është vendbanimi i Themudit, popullit të Salihut. Ai është një vend që ky popull e kishte zgjedhur për t’u mbrojtur nga çdo fatkeqësi natyrore, si rrufetë, vërshimet, tërmetet, etj.
“Edhe banorët e Hixhrës i quajtën të dërguarit gënjeshtarë. Ne u patëm dhënë shenjat Tona, por ata shmangeshin prej tyre. Ata gdhendnin shtëpi në shkëmbinj, duke besuar se nuk do t’i gjente asgjë, por edhe ata në agim i goditi zëri i tmerrshëm dhe nuk patën aspak dobi nga ajo që patën ndërtuar.” (Hixhr, 81-84)
Ata vendosën të banojnë pikërisht në Hixhra pasi ai ishte vend i mbrojtur dhe i sigurt nga çdo fatkeqësi natyrore. Por Zoti i shkatërroi me një mënyrë, prej së cilës askush nuk mund të mbrohet. Ky popull u shkatërrua nga një britmë e fuqishme. Kjo britmë i trondite dhe i shkatërronte. Me këtë, dukej se Zoti po u përçonte atyre dhe të gjithë njerëzve të tjerë mesazhin se asnjë mëkatar nuk mund të mbrohet nga zemërimi hyjnor.
Lexoje suren “Hixhr”, me qëllim që të sigurohesh dhe të bindesh se nuk ka mbrojtës dhe garantues më të mirë se Allahu.