Babai braktis fëmijën, a ka gjynah fëmija që s’ka lidhje me prindin?
Pranvera M., Tiranë
Pyetje
Nëse babai i fëmijës e ka braktisur fëmijën që të vogël dhe fëmija është rritur është bërë musliman, ndërsa babai nuk beson dhe nuk i jep asnjë shans fëmijës për tu njohur, pra nuk e afron, a ka ndonjë gjynah këtu fëmija pse nuk ka lidhje me babanë?
(Pas shumë përpjekjesh edhe fëmija, vajze, nuk dëshiron ta takojë më babanë, pasi ai (babai) nuk do që t’i afrohet apo që ta njohë.
Përgjigje
Nëse fëmija ka bërë të pamundurën ose të paktën mjaftueshëm për t’iu afruar dhe prindi në këtë rast nuk ka pranuar, atëherë fëmija nuk ka më përgjegjësi.
Por, sado që fëmija nuk ka gjynah gjithsesi për sa kohë i ati jeton nuk duhet asnjëherë ta mbyllë derën e mundësisë për ta takuar dhe tu njohur. Prindërit duhet të respektohen në çdo rast, pa lënë pas dore asnjë detyrim fetar.