Si të shpëtoj nga mëkatet?

Transmetohet se një njeri shkoi te Ibrahim ibn Ed’hemi dhe i tha: “Unë jam zhytur në mëkate. Më trego diçka që ta ndaloj veten prej tyre.” Ibrahim Ed’hemi i përgjigjet:

  1. Nëse nuk do t’i bindesh Allahut, atëherë mos ha nga furnizimi i Tij.

-Po nga të ha, kur çdo gjë në tokë është e Allahut? – tha ai.

-Atëherë si ia lejon vetes që të hash nga furnizimi i Tij dhe të mos t’i bindesh?! – i tha ai.

  1. Nëse nuk do t’i bindesh Allahut, atëherë mos bano në pronën e Tij/

-Po ku të banoj, kur gjithçka është e Tij?

-Atëherë, si ia lejon vetes që banon në pronën e Tij dhe nuk i bindesh?!

  1. Nëse nuk do t’i bindesh Allahut, gjej një vend ku nuk të sheh dhe bëj mëkate.

-Po Ai di gjithçka, të fshehtë dhe të dukshme!

-Atëherë, si ia lejon vetes kur e di se Ai sheh atë që bën kudo që të jesh dhe nuk i bindesh?!

  1. Kur të të vijë engjëlli i vdekjes, thuaji të presë gjersa të pendoheh.

-Po ai nuk do të pranojë.

-Atëherë, si do të shpëtosh?

  1. Kur të vijnë engjëjt e Zjarrit në Ditën e Gjykimit për të të çuar atje, mos shko me ta.

-Po ata nuk do të më lejojnë!

-Atëherë, si do të shpëtosh?

Postime të ngashme

%d bloggers like this: