Si ta mposhtim zemërimin?

Shqetësime të ndryshme dhe tipa të ndryshëm njerëzish, jo rrallëherë na bëjnë të zemërohemi. Nëse do të ndiqnim shembullin e Profetit (s.a.s), i cili është më i miri shembull, do ta kishim shumë të lehtë që ta shmangnim zemërimin.

Në një hadith, Profeti (a.s) thotë: “Nëse dikush nga ju zemërohet, le të ulet; nëse zemërimi nuk e lëshon, le të shtrihet.” Psikologët bashkëkohorë, këtë ndryshim e quajnë të “gjendjes trupore” dhe besojnë se ky ndryshim çon në dobësimin e reagimit dhe flakjen e zemërimit.

Shkenca bashkëkohore ka vërtetuar se hormoni i adrenalinës rritet shumëfish gjatë zemërimit. Ky nivel është më i lartë kur njeriu qëndron në këmbë, ndërsa zvogëlohet kur ulemi ose shtrihemi. Në një hadith tjetër për zemërimin transmetohet se Profeti (a.s) ka thënë:

“Zemërimi është nga shejtani. Shejtani është krijuar nga zjarri dhe zjarri shuhet me ujë. Për këtë, kur të zemëroheni merrni abdes.”

Dhe më e rëndësishmja, duke kujtuar se Profeti (a.s) qetësinë e gjente në namaz, le t’i falim edhe dy rekate pasi të kemi marrë abdes.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: