Zoti është i dashur me krijesat e Tij

“Ai e sheh veprimin tënd të pahijshëm dhe e mbulon atë; ti i kërkon që të të falë, Ai e bën këtë dhe kështu, Ai e sheh sjelljen tënde të mirë dhe ia shton mirësitë asaj.

Ti i nënshtrohesh Atij në sajë të furnizimit dhe ndihmës që Ai të jep, gjithsesi, Ai e përmend emrin tënd tek ata që ti s’i sheh. Përveç kësaj, bën që në zemrat e të tjerëve të mbillet dashuria dhe respekti ndaj teje.

Ti e kundërshton Atë duke përdorur begatitë e Tij mbi ty, por pavarësisht kësaj, kjo nuk e bën Atë që të të privojë nga mirësitë e Tij.

Si mund të duash dikë tjetër më tepër se Zotin tënd Bujar? Ose, si mundesh ta kundërshtosh Zotin tënd kaq të dashur me krijesat e Tij?”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: