Zotëria e kërkimit të faljes
Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.s : ” Zotëria e kërkimit të faljes është të thuash: O Allah ti je Zoti im ,nuk ka zot tjetër përveç Teje.Ti më ke krijuar e kështu që unë jam robi Yt.Unë të kam dhënë besën dhe të kam premtuar me aq sa kam mundësi . Mbështetem te Ty për ç’do të keqe që kam kryer . Jam i vetëdijshëm dhe i pranoj mirësitë dhe dhuntinë Tënde ndaj meje ashtu siç, jam i vetëdijshëm dhe e pranoj mëkatin tim kështu që, më fal mua sepse në fakt, nuk ka askush tjetër që të mi falë mëkatet përveç Teje !
Kush e tha këtë gjatë ditës me besim të plotë dhe ndërroi jetë pa e arritur mbrëmjen, është prej banorëve të parajsës. E kush e tha këtë lutje gjatë natës me besim të palëkundur dhe ndërroi jetë pa e arritur mëngjesin, është prej banorëve të parajsës.
*Zotëria :këtu kuptohet si Lutja më e mirë ose më e mira e lutjeve .
Transmetoi : El- Buhari
Përktheu dhe përshtati : Sagena Belishta