Çfarë vepre të lehtë do të më sugjeronit të bëja në natën e Kadrit?

Sot mund të jetë nata e madhe e Kadrit. Këtë natë besimtarët përpiqen që ta kalojnë me përulje dhe nënshtrim ndaj Zotit të tyre. Një prej adhurimeve më të mira që mund të bëjë njeriu në këtë natë, është edhe lutja drejtuar Zotit të gjithësisë. Nëse në këtë natë s’mund të bësh ndonjë adhurim tjetër, atëherë të paktën bëj vetëm këtë gjë: Në një pjesë të kësaj nate, hiq dorë nga çdo gjë, ulu me sinqeritet një çast pranë Zotit tënd, fol me të, pranoje dobësinë tënde dhe derdhi dy pika lot.

Nëse je i vetëm, atëherë Ai është el-Uekil (Mbështetësi). Nëse je në dhimbje, atëherë Ai është esh-Shafi (Shëruesi). Nëse je i varfër, atëherë Ai është el-Gani (I Pasuri). Nëse je i dobët, atëherë Ai është el-Kauij (I Plotfuqishmi). Nëse je mëkatar, atëherë Ai është err-Rrahman (Mëshiruesi). Nëse ke bërë shumë gabime, atëherë Ai është el-Gaffar (Falësi). Nëse je larg prej tij, atëherë Ai është el-Karib (I Afërti). Nëse ke probleme, atëherë Ai është en-Nasir (Ndihmuesi). Nëse ndihesh keq dhe i dëshpëruar, atëherë Ai është err-Rrafi’ (Ai që lartëson). Nëse je i shqetësuar, atëherë Ai është es-Selam (burimi i paqes). Nëse zemra jote ndihet e vdekur, atëherë Ai është el-Muhji (Jetëdhënësi). Nëse ke nevojë të flasësh, atëherë Ai është es-Semi’ (Dëgjuesi).

Allahu ka thënë: “Lutmuni mua dhe Unë do t’ju përgjigjem!” Ai ka premtuar se do të na përgjigjet. E vetmja gjë që na mbetet, është të bëjmë gjërat e mësipërme. Njeriu s’ka më nevojë për asgjë, nëse ai ka Allahun. Çfarë ka humbur ai që e ka gjetur Atë dhe çfarë ka gjetur ai që e ka humbur Atë?

Postime të ngashme

%d bloggers like this: