Xheneti, shpërblimi i të mirëve
Nën nxehtësinë e rrezeve të diellit, mbi shkretëtirën përvëluese gjer në palcë, nën kërcënimet dhe torturat e vazhdueshme të krerëve të politeistëve mekas… por, me ëmbëlsinë e besimit në zemër dhe vendosmërinë për t’u flijuar për të… kjo ishte familja e Jasirit, që Profeti (a.s) e përgëzoi me këtë sihariq: “Bëni durim, o familja e Jasirit, se premtimi për ju është Xheneti.”
A nuk është kënaqësia e Allahut qëllimi i besimtarit? A nuk është Xheneti shpërblimi i atyre që e fitojnë këtë kënaqësi? A nuk është ky shpërblimi më i drejtë për ata që arrijnë ta përmbushin këtë qëllim?
Ai është vendi i mirësisë së kulluar. Vendi ku e keqja nuk ekziston. Vendi ku nuk ka lodhje, trishtim e pikëllim. Vendi i kënaqësive pa fund. Vendi ku perdja mes besimtarëve dhe Mikut të tyre të vërtetë do të bjerë… dhe ata do ta shohin Atë siç shohin hënën e plotë.
Pra, “…për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit.” (Safat, 61)