Vrapimi, ilaç i vërtetë
Nëse vraponi tri herë në javë për një orë të plotë apo këtë e bëni çdo ditë, keni investuar shumë tek shëndeti juaj.
Vrapimi i bën mirë zemrës, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut. Gjatë ushtrimit fizik hyjnë në qarkullim substancat që kanë efekt gjerues për enët e gjakut, si p.sh. adrenalina.
Kjo ul tensionin arterial dhe normalizon punën e zemrës. Lidhur me trurin stimulon prodhimin e endorfinave, të cilat ulin perceptimin e dhimbjes, reduktojnë efektet negative të tensionit nervor dhe përmirësojnë humorin.
Vrapimi rregullon funksionet e aparatit tretës. Dhe për kockat luan një rol të rëndësishëm pasi rrit rezistencën e tyre rreth 40%. Vrapimi gjithashtu ul rrezikun e shqetësimeve kardiovaskulare me 50%.
Lufton obezitetin, sepse në çdo kilometër vrapim digjen rreth 70 kalori. Nëse vrapimi bëhet rregullisht tri herë në javë nga 1 orë ose më shpesh, që pas muajit të parë pesha trupore bie, duke mbajtur një ritëm të qëndrueshëm.