Virtyti i përmendjes vazhdimisht të fjalës së bukur “LA ILAHE IL’LALLAH”

E tregon Ebu Hurejreja r.a: “Unë i thashë Profetit tone s.a.s, kush janë ata fatlumë që do të përfitojnë më së shumti prej ndërmjetësimit tënd në Ditën e Gjykimit?” Ai më tha mua:

“Ebu Hurejre, ma merr mendja se këtë pyetje nuk ma ka bërë askush asnjëherë më parë, sepse unë e di shumë mirë dëshirën e zjarrtë dhe varësinë tënde ndaj çdo fjale që them unë. Po, vërtet, ata që do të gëzojnë më shumë prej ndërmjetësimit tim do të jenë ata që thonë ‘La ilahe illallah’ me sinqeritet e ngaqë ashtu ua kërkon zemra e shpirti.”[1]

Ebu Dherri r.a tregon: “Unë i thashë Resulullahut s.a.s:

– “O i Dërguari i Allahut, më jep ndonjë këshillë të mirë!” Ai më tha:

“Sa herë që të bësh ndonjë të keqe bëj menjëherë një të mirë, sepse ajo do ta shlyejë gabimin a mëkatin që ke kryer.”

– “O Resulullah, po po të them “La ilahe il’lallah”, a quhet kjo një e mirë?”, – e pyeta unë.

“Patjetër që po, të thuash atë fjalë është më e mira e të mirave.”, – më tha i Dërguari i Allahut.”[2]

[1] Buhari, Sahib, 1/49 (99)

[2] Hejthemi, Mexhmeu’z-Zenaid, 10/86 (16797)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: