Veprime që dëmtojnë trurin tuaj
Shmangia e mëngjesit
Shumica e njerëzve që nuk hanë mëngjes kanë nivel më të ulët të sheqerit në gjak. Në rast se nuk hani mëngjes, truri juaj nuk do të ketë mjaft materie ushqyese, gjë që shpie deri në degjenerim të trurit.
Ngrënia e tepërt
Njerëzit që hanë tepër, po ashtu mund të kenë probleme me trurin. Ngrënia e tepër mund të shpjerë deri në ngurtësimin e arterieve. Kjo shkakton uljen e fuqisë mendore.
Konsumimi i tepërt i sheqerit
Konsumimi i tepërt i sheqerit do ta ndalojë absorbimin e proteinave dhe materieve ushqyese dhe do ti pengojë zhvillimit të trurit.
Koka e mbuluar gjatë gjumit
Kur flini, mos e mbuloni kokën me jorgan sepse kjo mund ta rrisë nivelin e dioksid karbonit dhe mund të ulet përqëndrimi i oksigjenit në tru, gjë që ka pasoja negative.
Ajri i ndotur
Dalja jashtë në ajër të ndotur është e dëmshme për trurin dhe mund ta ulë efikasitetin e këtij organi. Mbillni pemë në oborr ose bimë në shtëpi për të thithur ajr më të pastër në rrethinën tuaj.