Tri të drejta: e drejta e Zotit, e shtetit dhe e fesë

Në një hadith të transmetuar nga Imam Tirmidhiu, i Dërguari i Allahut s.a.s, ka thënë: “Ju këshilloj të kini frikë Allahun si dhe ta dëgjoni e t’i bindeni atij që keni mbi krye, edhe sikur të jetë skllav zezak! Jetëgjatët mes jush do të bëhen dëshmitarë të shumë kontradiktave në të ardhmen. Ju mbani për rrugë rrugën time e të kalifëve rashidinë e shtrëngojeni fort atë siç shtrëngoni gjuhën mes dhëmbëve. Dhe ruhuni nga sajimet. Pa asnjë diskutim që çdo sajim është një devijim.”

Në këtë hadith i Dërguari i Allahut s.a.s, flet për tri të drejta: e para, takvaja, e drejta e Zotit. E dyta, dëgjimi dhe bindja që është e drejta e atyre që drejtojnë shtetin. E treta, lidhja fort pas sunetit, traditës profetike, që është e drejta e fesë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: