• September 28, 2020

Të kesh mendim të mirë për Zotin

Kjo mund të vërehet qartë në momentin kur Profeti (a.s) dhe shoku i tij, Ebu Bekri, gjendeshin në shpellën e Theurit për t’i shpëtuar përndjekjes së politeistëve. Ata ishin shumë pranë hyrjes së shpellës dhe për pak sa nuk i gjetën. Kur ata u afruan më tepër te hyrja e saj, Ebu Bekri (r.a) i pëshpëriti në vesh të Dërguarit të Allahut: “O i Dërguar i Allahut, nëse njëri prej tyre do ta ulte shikimin te këmbët e tij, do të na gjenin.” Sidoqoftë, Profeti (a.s) kishte besim të plotë të mbrojtja e Zotit të gjithësisë. Ai i tha shokut të tij të ngushtë: “O Ebu Bekr, cili është mendimi yt për dy persona, i treti i të cilëve është Allahu?” Kjo ishte në kuptimin që Allahu do t’i mbronte dhe do t’i mbështeste ata.

Nëse shohim me kujdes, e gjithë jeta e Profetit (a.s) ishte e mbushur me shpresë. Madje edhe në kohët më të vështira, ai (a.s) u dha shpresë shokëve të tij. Ai kishte si cilësi kalimin e vështirësive me pozivitet. Gjithashtu, edhe myslimanët duhet të ndjekin shembullin e tij, me durim, shpresë, lutje, besim tek Allahu, veçanërisht në këtë kohë të pazakontë që po kalon bota.

Postime të mëparshëm

Ç’është Guri i Zi në Mekë?

Postime të rradhës

Pastrimi i zemrës