Pastrimi i zemrës

Pastrimi i zemrës është një çështje shumë e rëndësishme për të gjithë besimtarët, ashtu sikurse e theksojnë këtë Kurani dhe mësimet e Profetit (a.s), por ajo ka një rëndësi të veçantë kur vjen fjala për personin i cili është në rrugën e kërkimit të dijes. Kjo është për arsye se gjendja e zemrës ka një ndikim shumë të madh në perceptimin e dikujt ndaj diturisë, po ashtu edhe në manifestimin e veprave të tij. Kur zemra është e pastër, dija mund të përthithet dhe të kuptohet drejt. Ajo do të na ndriçojë gjithashtu edhe gjendjen tonë të brendshme.

Në anën tjetër, kur zemra nuk është e shëndoshë dhe është e dëmtuar nga sëmundje të ndryshme, dituria e marrë mund të sjellë dëme vërtet serioze. Ajo mund të kthehet në një pengesë në rrugën tonë për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe gjithashtu mund të dëmtohen të tjerët me të, kur ajo keqkuptohet, keqpërdoret dhe përdoret si mjet abuzimi. Abuzimet me diturinë bëhen shpesh në një nivel të pakuptueshëm, dëmet shpirtërore të së cilit shpesh lihen në harresë.

Imam Neveviu (r.a) ka dhënë këshillën e mëposhtme: “Pastrojini zemrat tuaja (për diturinë) ashtu sikurse toka pastrohet për t’u mbjellë.” Gjithashtu, Uvejs el-Karni (r.a) ka thënë: “Tregohuni gjithmonë vigjilentë ndaj gjendjes së zemrës suaj.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: