Të gjesh xhenetin…

Kam shpenzuar shumë nga jeta ime në përpjekje për të kuptuar vështirësitë dhe lehtësimin. Në njërën anë na thuhet herë pas here se rruga e drejtë nuk është e lehtë dhe se kërkon shumë mund e sakrificë. Por, në anën tjetër, si qenie njerëzore dëshirojmë gjithmonë më të lehtën. Ajo që kam kuptuar është se rruga që kemi zgjedhur do të ketë gjithmonë sfida dhe sprova të ndryshme. Do të ketë vështirësi, madje dhe stuhi. Por, me leje të Zotit, ne mund të gjejmë qetësi dhe brenda këtyre vështirësive. Ai që kërkon strehë te Zoti, mbetet i siguruar, edhe në kohën e stuhive e furtunave më të mëdha. Jashtë mund të fryj, por brenda ka qetësi. Madje edhe flakët e jetës mund të jenë freski dhe siguri, ashtu siç u bënë për Ibrahimin (a.s).

Prandaj ajo që kuptova është se fokusi im është i gabuar. Unë u përpoqa të krijoj një xhenet; të jashtmen e përkryer, pa flakë e pa stuhi. Por kjo nuk ekziston në këtë botë. Prandaj edhe ndryshova fokus; iu dhashë sekreteve dhe mirësive brenda meje. Ajo që po kërkoni ndodhet brenda jush dhe askush nuk mund ta arrijë atë. Prandaj, nxitoni ta gjeni këtë kënaqësi, ta përjetoni atë lumturi dhe do të jetoni një lloj xheneti që në jetën e kësaj bote.

Postime të ngashme