Çfarë ndihmon në zhvillimin mendor të fëmijëve?

Kur flasim për mënyrën se si fëmijët tanë mendojnë, ndiejnë aftësinë e tyre për të bashkëpunuar me të tjerët, ne po flasim për shëndetin e tyre mendor. Ajo çka i ndihmon fëmijët të gëzojnë një shëndet të mirë mendor është:

-të kenë një shëndet të mirë fizik;

-të kenë kohë dhe liri të luajnë;

-të jenë pjesë e një familje të qetë;

-të jenë në një shkollë me mësues mirëkuptues dhe të përkushtuar;

-të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme sportive;

-të ndihen të dëshiruar, të besuar, të kuptuar, të vlerësuar dhe të mbrojtur;

-të jenë të interesuar për jetën;

-të ndihen optimistë dhe me shpresë;

-të jenë në gjendje të mësojnë dhe të jenë të suksesshëm;

-të pranojnë atë që janë dhe atë që janë në gjendje të bëjnë;

-të ndihen pjesëtarë të rëndësishëm të familjes, shoqërisë dhe komunitetit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: