Situatat që e prishin namazin
Në mungesë të ndonjërit prej kushteve ose shtyllave të namazit, namazi prishet. Përveç mungesës së shtyllave dhe kushteve, janë disa situata dhe sjellje që posaçërisht duhen shmangur, të cilat emërtohen së bashku mufsidati salat (gjërat që e prishin namazin).
Situatat kryesore që e prishin një namaz të filluar duke i zbatuar kushtet dhe elementët përbërës të tij, janë këto:
- Të folurit në namaz.
- Ngrënja dhe pirja e diçkaje gjatë faljes.
- Veprime të ndryshme jashtë namazit si, heqja e xhaketës, mbërthimi i kopsave, fryrja e diçkaje etj.
- Shmangia nga orientimi drejt kibles.
- Kur lihet qëllimisht pa mbuluar një pjese e trupit që konsiderohet si auret (e turpshme).
- Prishja e abdestit në namaz.
- Të qeshurit me zë të lartë.
- Të fikëtit.
- Ndryshimi i nijetit në namaz.
- Të braktisësh pa arsye një kusht ose rukn të namazit.
- Kur ulesh në ruku para imamit.
- Të falurit në një saf (rresht) burrat dhe gratë pa hapësirë në mes.
- Kur dëgjon ardhjen e ujit gjatë kohës që po falesh me tejemum.
- Të dhënit selam para përfundimit të namazit.
- Nëse lind dielli gjatë faljes së namazit të sabahut, namazi prishet.