Si mund ta njohësh një person?
Një person dëshmon në lidhje me një çështje përballë Hz. Omerit.
Hz. Omeri r.a i thotë: Unë nuk të njoh, sill një person që të njeh ty.
Një i pranishem del, e thotë: Unë e njoh atë.
– Hz. Omer i thotë; si e njeh ti atë?
– Si një njeri të besueshëm dhe të drejtë. I thotë.
Hz. Omeri r.a e pyet:
– A është ndonjë fqinj i yt, që i di natën dhe ditën e tij?
– Jo, i përgjigjet.
Hz. Omeri vazhdon ta pyesë:
Ajo që e nxjerr në pah devotshmërinë është vepra e tij. A është ky ndonjë person që ke bërë tregti me të?
– Jo!
– A ke kryer ndonjë udhëtim bashkë me këtë person, për të kuptuar dhe njohur se çfarë njeriu është?
– Jo! I përgjigjet.
Hz. Omeri i thotë:
– Ti nuk e njeh atë, dhe kthehet nga personi që kishte dëshmuar pak më parë, duke i thënë; shko dhe sill një person tjetër që të njeh ty.
D.m.th. për të njohur një njeri, më e pakta është që të kesh afërsi ose të jesh fqinj me të, ose të bësh tregti me të, ose të kesh udhëtuar me të. Përndryshe nuk mund të pretendosh që e njeh atë person. Nëse nuk bëhet një vlerësim me anë të këtyre kritereve (të paktën), nuk mund të japësh asnjë opinion, qoftë ky pozitiv apo negativ në lidhje me një person.
Përgatiti: Marius Tafani