Si duhet lutur në kohën e iftarit?

Tradita e myslimanëve të devotshëm, gjithnjë duke u mbështetur në atë të Profetit a.s., na mëson se koha e iftarit është një moment shumë i përshtatshëm për t’iu lutur të Gjithëpushtetshmit. Kjo edhe për faktin se duaja e agjëruesit në kohën e iftarit nuk refuzohet, gjegjësisht është e pranueshme te Zoti xh.sh. Profeti a.s. lidhur me duanë në prag të iftarit është shprehur: “Janë tre persona, lutjet e të cilëve nuk kthehen prapa: lutja e agjëruesit në prag të iftarit, lutja e imamit-prijësit të drejtë dhe lutja e viktimës-atij që i është bërë zullum. Allahu xh.sh. e çon lutjen e tij mbi re dhe asaj i hapen dyert e qiellit, e Zoti xh. sh. thotë: Pasha Madhërinë Time, gjithsesi se do të të ndihmojë, qoftë edhe pas një kohe.” (Transmeton Tirmidhiu).

Vetë Pejgamberi a.s. lutej në iftar kështu: “Allahu im, për hir Tënden agjërova, me atë që më kë furnizuar bëjë iftar. Etja shkoi, damarët u njomën. Inshallah (dashtë Allahu) edhe shpërblimi dhe mirësia m’u caktuan.” (Transmeton Ebu Davudi).

Prandaj, duke u mbështetur në këto që u përmendën dhe duke e ditur sesa me vlerë është pikërisht koha para iftarit, është e udhës që besimtari ta shfrytëzojë këtë kohë për t’iu lutur Allahut ashtu siç e mendon se është më së miri, ndonëse rekomandohet në veçanti kjo dua, të cilën e bënte edhe vetë Profeti (a.s.) dhe e cila është dukshëm e përhapur ndër besimtarët tanë:

اللهم لك صمت و بك آمنت و عليك توكلت و على رزقك أفطرت

“Allahu ynë, vetëm për Ty agjërova, Ty të besova, te Ti u mbështeta dhe me rizkun Tënd (atë që më ke dhënë) bëra iftar.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: