Shpirti argumen­ton Krijuesin e vet dhe lajmëron me zë të lartë se Ai ek­ziston!

Janë edhe shumë e shumë gjëra që ende nuk i kemi pa­rashtruar, të cilat argumentojnë për shpirtin dhe e tregojnë të pa­dukshmen. Po, me të gjitha argumentet mbi të, shpirti argu­menton Krijuesin e vet, e pohon dhe e lajmëron Atë!

a)Ashtu siç ka nevojë trupi për një shpirt që t’i vërë në lë­vizje dhe t’i drejtojë mekanizmat e tij, ashtu dhe çdo gjë në gji­thësi ka nevojë për Allahun që t’i krijojë dhe drejtojë botën e ekzistencës dhe shpirtin. Çdo gjë që ekziston te njeriu, ekziston edhe në gjithësi.

b)Ashtu siç ka vetëm një shpirt në trup e jo dy, edhe Zoti ynë është një i vetëm, pa partner.

c)Në trup nuk ndonjë pjesë për të cilën të mund të thuhet “ky është vendi i shpirtit”, por ai e bën të ndjehet kudo prania dhe veprimi i tij. Meqë nuk është i përbërë prej mishi e kockash, pra dhe nuk është i kufizuar nga dimensione materiale e koho­re, shpirti mund ta lërë trupin e të ndodhet kudo që të dojë. Në mos qoftë i gabuar përngjasimi, edhe Zoti ndodhet kudo i gat­shëm për të vepruar, por është i lirë prej kufizimeve të kohës dhe hapësirës.

ç) Përsa i përket vullnetit dhe fuqisë, njëshi me njëmijën, e largëta me të afërtën janë të barabarta. Dielli e tregon veten në të njëjtën kohë edhe në një copë qelqi, edhe në një mijë copa, dhe është po aq afër ndaj njërës sa ç’është afër ndaj të gjitha­ve një për një dhe së bashku. Në të njëjtën mënyrë, edhe ra­po­rti i shpirtit ndaj një qelize është i njëjtë me raportin e tij ndaj tri­liona qelizave, raporti ndaj një gjymtyre është i njëjtë me rapor­tin ndaj ço gjymtyre dhe të gjithave së bashku. Edhe Zoti ynë e administron çdo gjë dhe të gjitha gjërat si një gjë të vetme. Me­gjithëse ne jemi larg tij në distancë të pafundme, Ai është për ne më afër se damari i qafës që na rreh. Veçanërisht, na njeh më mirë se ç’e njohim ne veten!

d)Ashtu siç trupi di për çdo gjë që është dhe ndodh në trup dhe asgjë nuk mbetet e fshehtë prej tij, ashtu dhe Zoti – me­gjithëse përngjasimi nuk është i mirë – di çdo gjë dhe çdo gjë është e fiksuar në dijen e Tij!dh)Ashtu siç është shpirti te trupi urdhëruesi dhe drejtuesi i organeve dhe gjymtyrëve që janë mjete për të bërë mirë dhe për të bërë keq, për të vrarë dhe për t’i përtëritur zemrat me anë të besimit, edhe krijuesi i të mirës dhe të keqes është Allahu.e)Shpirti tregon se botët para dhe pas ekzistencës trupore të njeriut janë eternale (të pafillim dhe të pambarim), argumenton për Zotin si i Vërteti Eternal, ekzistenca e të cilit nuk ka fillim dhe fund.

ë) Shpirti nuk shihet me sy dhe nuk i njihet natyra. Po kë­sh­tu, Allahu është përtej dhe i ndryshëm prej çdo gjëje që mund të shkojë në mend.

f)Përsosmëria e aftësive (kapaciteteve) të shpirtit dhe shfaq­jet e tij në botën e dëshmisë të sjellin ndërmend emrat, atributet dhe shfaqjet e Zotit.

g)Meqë shpirti është e pamundur të shihet e të njihet se ç’natyrë ka, ne ia njohim qenien dhe ia pranojmë ekzistencën me anë të veprave.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: