Shkenca e sufizmit është kodifikim i ihsanit

Ne hadithin e Xhebrailit a.s kuptohet qarte se feja Islame perbehet te pakten nga tri dimensione. Dimensionet e fese qe jane islami (nenshtrimi), imani(besimi) dhe ihsani(perkyerja).

Keto dimensione pergjate historise jane manifestuar dhe kodifikuar ne shkenca qe kane elaboruar dhe shtjelluar keto dimensione ne imtesi. Dimensioni i islamit eshte kodifikuar ne shkencen e fik’hut  (jurisprudences) ku njihen kater medh’hebet juridike (Hanefi, Maliki, Shafii’ dhe Hanbeli), dimensioni i imanit ne shkencen e kelamit (teologjise) ku njihen dy shkolla teologjike (Maturidite dhe Esharite) dhe dimensioni i ihsanit ne shkencen e tasavufit/ sufizmit ku njihen disa shkolla edukimi shpirteror/tarikate.

Domethene ne nivelin me te jashtem, Islami eshte fe qe u defton njerezve se c’duhet te bejne e c’duhet te mos bejne. Ky dimension shihet ndryshe edhe si ‘’trupi’’ i fese  per faktin se percakton ne teresine e tyre veprimet trupore. Imam Gazaliu thekson se “detyra e juristit eshte te thjesht shikimi nese namazi i njeriut eshte i plote dhe i sakte nga ana e jashtme, ndersa vemendshmeria dhe zemra jane jashte kompetences se juristit”.

Ne nje nivel me te thelle, Islami u meson njeezve si ta kuptojne Zotin, boten dhe veten e tyre. Kjo permase e dyte i perket mendjes dhe ka qene specialitet i teologeve dhe filosofeve  kryesisht. Ne nivelin me te thelle, Islami eshte fe qe u meson njerezve si ta shnderrojne veten ne menyre te atille qe te vijne ne harmoni me bazen e gjithe qenies. Permasa e trete tregon rrugen si te arrihet afersia me Zotin dhe njihet si “zemra” e fese.

Le te fokusohem shkurtimisht te ihsani qe eshte kodifiku ne histori si shkenca e sufizmit qe synim paresor te vetin ka pastrimin e zemres, edukimin e nefsit, kultivimin e tipareve dhe virtyteve ne karakterin tone dhe mbi te gjitha synon permbushjen e dimensionit te trete te fese.

Ihsani rrjedh nga fjala husn qe nenkupton cdo cilesi pozitive (virtytin, miresine, hijeshine, harmonine, bukurine). Ihsani ne hadithin e Xhebrailit perkufizohet nga Pejgamberi s.a.s: “ te adhurosh Zotin sikur ta shikonit Ate, edhe pse ti nuk e shikon, Ai ju shikon ju”, dhe ky ideal eshte perpjekja me e madhe qe bejne njerezit e pershpirtshem (sufistet) per ta arritur nepermjet praktikave ne mbeshtetura ne Kur’an dhe Traditen e Pejgamberit s.a.s.

Sufizmi eshte nje shkence e rrenjezuar rrenjesisht ne islam dhe e lidhur totalisht me dimensionin e ihsanit qe perfaqeson dimension e brendshem te veprave. Nje nga dijetaret me eminent te hsitorise islame, imam Ghazaliu e ka kuptuar sufizmin si shpirtin e gjalle te tradites islame dhe e  perkufizon shkencen e sufizmit me tri fjale ihja ulumud-din (gjallerimi i shkencave fetare) qe eshte  titulli i vepres se tij me voluminoze.

Njekohesisht edhe  historiani i famshem Arab ibn Halduni ne librin e tij Mukaddime shpjegon dhe i konsideron se:“sufistet jane njerez te perkushtuar ndaj adhurimit, shfaqin përkushtim te plotë ndaj Allahut te Lartmadherishem, mosperfilles ndaj kenaqesive dhe zbukurimeve (pasioneve) të dynjallikut, mospërfilles ndaj pasurise dhe prestigjit qe jane te kërkuara nga shumica e njerëzve”.

Ervis Jangulli

©URTËSI.AL

 

 

Postime të ngashme