Sa profetë janë dërguar në këtë botë?

Profetët nuk janë vetëm ata 25 persona, emri i të cilëve kalon në Kuranin Famëlartë. Sipas një hadithi, kanë ardhur gjithsej 124.000 profetë. Nga këta, 313 kanë qenë resulë. (Ahmed b. Hanbel, el-Musned 5\265-266)

Sipas një transmetimi të cilën e përmend Taberaniu, kur Profeti (a.s) ishte pyetur se sa resulë kishin ardhur gjithsej, ai kishte thënë 315. (Ibn Haxher, el-Fetaua’l-Hadithijje, f. 180, Botimi 3-të, Kajro 1989)

Ibn Haxheri ka thënë se ky hadith është i saktë.

Ashtu sikurse një pjesë të tyre u ishte shpallur libër i veçantë, kishte edhe prej tyre që kishin punuar me Librin e profetit paraardhës. Për shembull, me librin e Hz. Musait kishte vepruar edhe Hz. Haruni. Me librin e Hz. Isait kishin vepruar edhe Jahja dhe Zekerija (a.s).

Sikurse është e ditur, ka ndryshim midis termave “resul” dhe “nebi”. Termi “resul” përdoret për profetët të cilët kanë ardhur me një legjislacion (sheriat) të ri, ndërsa termi “nebi” përdoret për të gjithë profetët, pavarësisht kanë pasur libër apo sheriat të veçantë apo jo.

Ajo që duhet të dimë dhe duhet të besojmë është si më poshtë:

Profeti i parë është Ademi (a.s) dhe profeti i fundit është Muhamedi (s.a.s). Midis këtyre dy profetëve kanë ardhur aq shumë profetë, saqë është e vështirë ta dimë numrin e tyre të saktë. Ne u besojmë të gjithë profetëve, të cilët Allahu i ka dërguar me këtë lloj detyre. Edhe nëse nuk ua dimë emrat dhe vendet ku kanë jetuar, ata kanë qenë profetë të ngarkuar nga Allahu me detyrën e profetësisë…

 

Postime të ngashme