Rrugët që çojnë në mosbesim

1- Botëkuptimi i të gjithë mosbesimtarëve (që nga e kaluara gjer në ditët e sotme), është botëkuptimi që nuk pranon ekzistencën e gjërave që s’mund t’i prekë me duar, t’i dëgjojë me veshë, e t’i ndiejë me anë të ndjenjave. Ata thonë që: “Përderisa nuk e sheh Zotin, Ai nuk ekziston.

Por ja që edhe fuqinë tërheqëse të gjithësishme, forcën tërheqëse të tokës, dashurinë, bindjen, rrymën elektrike, aromën, nuk i shohim, por ama ekzistencën e tyre e pranojmë.

Zoti nuk mund të shihet me sy, sepse Ai vë në funksion gjithë universin. Të presësh ta shohësh Atë në univers, është si të kërkosh fëmijën në lodrën me të cilën luan (fëmija drejton lodrën sipas dëshirës).

Zoti nuk është materie që ta shohësh atë. Zoti është ndryshe nga gjithçka që ti njeh. Përpjekja jote për ta parë atë, ose për ta ngjasuar atë me diçka, është si të gjykosh mjeshtrin për tavolinën që ai ka bërë. Ai ka krijuar gjithçka, prandaj edhe artbërësi në gjithçka është Ai.

Syri i njeriut sheh vetëm 0.6% të të gjithë gjallesave, dhe i nuk sheh 99.4% të atyre që mbeten. A e pranon logjika të ankohesh pse nuk arrin të shikosh Zotin me një sy që nuk është i mjaftueshëm as për të parë krijesat e tij?

2- Rruga e dytë që të çon në mosbesim, është padituria (mungesa e njohurive). Dhe racionalizmi, rregullsia në univers bie në palogjikën që kanë krijuar në vetvete.

Ndërkohë që pretendojnë se janë krijesat më të zgjuara, kur pyet veten se si bletët bëjnë mjaltin dhe përse njerëzit nuk bëjnë mjaltë si bletët; se përse s’mund të përftojnë qumësht nga përzierja e barit me ujin; si mundet që zogjtë shtegtarë të përshkojnë mijëra kilometra ndërkohë që njerëzit nga mosnjohja e busullës nuk arrinin të bënin zbulime në dete e oqeane, ata përgjigjen se tek kafshët ka instinkt dhe se janë të detyruara t’i bëjnë duke përgënjeshtruar edhe vetë ligjet e tyre (asgjë s’mund të jetë pa një shkak).

3- Rrugë tjetër, që të shtyn në mosbesim, janë dëshirat dhe epshet. Tashmë, të adhuruar për të, janë dëshirat dhe epshet e tij. Duke u dhënë pas gjërave që dëshiron të çojë në stomak dhe dëshiron të fusë në xhep, harron qëllimin e ardhjes në këtë botë dhe luftën që duhet të bëjë me nefsin e tij. Ngaqë iu duk e vështirë ta falte namazin, e mohoi atë, ngaqë i vinte në kundërshtim me dëshirat e brendshme të nefsit (për të mos bërë zina, për të mos vjedhur etj.), mohoi llogarinë e jetës së përtejme.

4- Dhe një arsye tjetër është inati dhe mendjemadhësia. Në kohën e Profetit, mosbesimtarët thonin se përse profetësia nuk i erdhi ndonjërit nga paria e Mekës, por jetimit të Ebu Talibit? Përse nuk e transmetuan engjëjt dhe nuk e shohim Zotin qartë? Mbi të gjitha, ata e dinin dhe e pranonin që ato që thuheshin ishin të vërteta (një ujk jashtë Mekës, lajmëron Ebu Xhehlin dhe Ebu Sufjanin rreth Profetit tonë. Ebu Xhehli i thotë që të mos ia thotë kujt, pasi të gjithë bëhen myslimanë). Por nga mendjemadhësia dhe nga inati, kokëfortët nuk arrijnë të kuptojnë të vërtetën.

5- Një rrugë tjetër që të çon në mosbesim është frika. Për të pasur pozitë, në sytë e mosbesimtarit kryen mëkate dhe duke rënë në dorë të djallit e nefsit, hyn në mosbesim (duke mos falur namazin, që të mos pushohet nga puna; duke mos mbuluar kokën e gruas, për të mos u quajtur i prapambetur; duke mos falur namazin, kur duhej frikësuar nga Zoti). Zoti nuk duhet harruar në asnjë kohë. Në çdo mëkat, ka një rrugë që të çon në mosbesim.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: