Shkaqet që të çojnë në besim

Arsyeja: Përsosmëria në univers, natyra e njeriut, dhe forma e tij (paraqitja e shenjave të gishtave), duke kanalizuar mendjen drejt meditimit lajmërojnë për ekzistencën e një Kontrolluesi.

Shkenca: Duke na mësuar se nga qeliza në ndërtimin e bërthamës, nga aty deri tek yjet, shkenca na tregon misterin e universit dhe dëshmon për Krijuesin Fuqiplotë. Pastaj, në perëndim, shumë shkencëtarë e kanë provuar ekzistencën e Zotit (Newtoni, S. J. Jean, Pastor).

  1. Prova e krijimit të mëvonshëm: Sipas ligjit të dytë të termodinamikës, në univers ndodh një transformim i vazhdueshëm i energjisë. Kjo dukuri shfaqet me lëvizjen e saj nga qendrat e ngrohta në ato të ftohta. Po të arrihej ekuilibri i nxehtësisë, lëvizja do të ndalej dhe jeta do të paralizohej. Në qoftë se universi do të ekzistonte që në fillim të gjithçkaje, ky ekuilibër i nxehtësisë dhe i energjisë do të duhej të realizohej me kohë. Përderisa nuk është realizuar, universi u krijua më vonë.
  2. Elektronet: Në çdo lëndë elektronet janë në lëvizje të vazhdueshme dhe çdo kohë që kalon sjell ndryshime ne strukturën e lëndës (shkrirjet dhe ribërjet zgjasin vazhdimisht). Në qoftë se lënda do të kishte ekzistuar që në fillim, lënda me të cilën do të ishin krijuar gjithë këto ndryshime do të duhej të kishte arritur formën përfundimtare. Përderisa nuk e ka arritur atë dhe transformimet vazhdojnë, s’mund të ketë qenë që në fillim.
  3. Në diell, për çdo sekondë, 564 ton hidrogjen shndërrohen në helium nga masa e tij 4 milion tonë. Në një minutë, arrin një humbje rreth 240 milionë tonë. Në univers ka shumë diej dhe në qoftë se këta do të kishin qenë që në fillim, do të ishin shuar me kohë. Atëherë, janë shfaqur më vonë (më saktë janë krijuar).
  4. Skeleti më i vjetër i kohës së njeriut, është gjetur në ishullin Xhafa, që llogaritet të ketë jetuar para 2.5 milion vjetësh (marrë nga një revistë tekniko-shkencore). Kjo do të thotë që toka ka qenë e përshtatshme për t’u jetuar që 2.5 milion vjet më parë. Duke marrë parasysh masën e diellit, para 2.5 milion vjetësh dhe nxehtësinë e çliruar prej tij, a nuk u tregohet edhe syve të verbër se kush është Rregulluesi i ekuilibrit të kësaj nxehtësie? Nga dëshmitë e qindra dëshmitarëve, të tillë si: dielli, elektronet dhe termodinamika, kuptohet që lënda nuk qe që në fillim.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: