Rruga e pastrimit të vetes

Rruga për tek Zoti është e ndriçuar vetëm për atë që njeh rolin qendror të Zotit në jetën e tij dhe përpiqet që veten ta zhvillojë sipas modeleve që e kënaqin Atë.

Në një shprehje thuhet: “Nëse dikush dëshiron të dijë se ç’vend ka tek Zoti, le të pyesë veten se ç’vend ka Zoti në zemrën dhe në jetën e tij.”

Termi që përdoret në Kuran lidhur me pastrimin dhe lartësimin e vetes është tezkija, që do të thotë ta pastrosh veten nga çdo gjë e padëshirueshme dhe e papëlqyeshme. Ajo gjithashtu do të thotë të forcosh dhe të ushqesh ato cilësi që janë thelbësore për rritjen, zhvillimin dhe lulëzimin tënd.

Kur njeriu ndërgjegjësohet dhe kupton qëllimin e tij në jetë, ka hedhur hapin e parë drejt kësaj rruge, e cila përfundon vetëm në çastin e ndarjes nga kjo botë. Prandaj, çdokush që dëshiron sukses dhe lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër, le ta pastrojë veten e tij dhe le të ketë qëllim të jetës, vetëm kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

Postime të ngashme