Abdesi, mbrojtës i sëmundjeve të lëkurës
Në hundë mblidhen mikrobe që shkaktojnë një sërë sëmundjesh. Helmimi në më të shumtën e rasteve ndodh për shkak të zhvillimit të mikrobeve në qelizat hundore. Dhe këtu fillon lindja e një shumice sëmundjesh, të cilat përhapen në gjak. Prandaj larja e hundës në marrjen e abdesit është një ritual, i cili kryhet tri herë në çdo abdes.
Ndërsa për larjen e gojës, nga shkencëtarët është zbuluar se ajo e mbron gojën nga gjëndrat e pështymës, nga infeksioni dhe zbardhimi i mishit të gojës, mbron dhëmbët nga gurëzat duke i pastruar vazhdimisht nga mbeturinat e ushqimit që kanë mbetur gjatë të ngrënit. Gargara zhvillon gjithashtu disa muskuj të fytyrës.
Nga larja e fytyrës, e duarve deri në kyçe dhe e këmbëve largohen pluhurat dhe mikrobet që mblidhen në to. Lëkura e duarve mban një sërë mikrobesh, prandaj duhet t’i lajmë duart shumë mirë para se të fillojmë të marrim abdes. Profeti (a.s) ka thënë: “Pasi zgjoheni nga gjumi, mos prekni asnjë enë, derisa t’i keni larë duart tri herë.”