Një lutje profetike për t’u pastruar nga mëkatet
Një njeri erdhi te Profeti (a.s) dhe tha: “ah gjynahet e mia!” “ah gjynahet e mia!” E tha këtë dy ose tri herë.
Profeti i tha: “Thuaj: ‘O Allah, mëshira Jote është më e gjerë se mëkatet e mia dhe unë shpresoj më shumë te mëshira Jote, sesa te veprat e mia’.”
Ai njeri e tha këtë gjë dhe Profeti (a.s) i kërkoi ta përsëriste sërish. Ai e tha dhe Profeti i kërkoi sërish ta përsëriste. Më pas i tha: “Çohu, dëshmoj se Allahu të ka falur ty.”
(El-Hakim)