Kur robërit e Mi të të pyesin për Mua…
“Kur robërit e Mi të të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë të drejtëudhëzuar.” (Bekare, 186)
Kur i drejtohemi Zotit për t’i kërkuar falje, duhet t’i drejtohemi me besim dhe bindje të plotë se Ai do t’u përgjigjet lutjeve tona.
Në një hadith kudsi, Zoti na drejtohet: “O biri i Ademit! Për sa kohë vazhdon të më lutesh Mua dhe shpreson te Mirësitë e Mia, Unë do të të fal për gjithçka, pa hezitim. O biri i Ademit! Sikur mëkatet e tua të arrijnë deri në qiell, nëse më drejtohesh Mua për falje, do të të fal. O biri i Ademit! Nëse tek Unë do të vije me mëkate sa të mbushej Toka dhe të vije pa më shoqëruar shok në adhurim, do të më gjeje Mua po me aq falje sa mëkatet e tua.” (Transmeton Tirmidhiu)