Rëndësia e përmendjes së Zotit (dhikrull-llahi)

Në një hadith kudsi Muhammedi a.s. thotë se All-llahu xh.sh. ka thënë:

“Unë jam në mendimin që robi ka për Mua dhe jam me të kur më përmend. Nëse më përmend në veten e tij, Unë e kujtoj atë në Veten Time dhe nëse më përmend në grup, Unë e kujtoj atë në një grup më të mirë se i tyre.” (Buahriu)

Të të përmendë Allahu xh.sh dhe të jesh plan i Tij është sublim dhe mundësi e madhe. Një gjë e tillë arrihet, përveç të tjerash, edhe me përmendjen e Allahut xh.sh, pra përmes të bërit dhikër gjatë ditës dhe natës.

Sa optimist dhe i bukur është ky ajet madhështor i Kur’anit, ku Zoti na drejtohet:

“Prandaj, më kujtoni Mua, që Unë t’ju kujtoj dhe falënderomëni Mua e mos i mohoni dhuntitë e Mia.” (El-Bekare, 152).

Po ashtu, me siguri të plotë, Allahu xh.sh. thotë:

“Vërtetë, zemrat qetësohet me përmendjen e All-llahut.” (Err-Rrad, 28).

Që ta arrijmë këtë, le të themi sa më shumë:

La ilahe il-lallah;

Ja hajju ja kajjum;

Subhanallah;

Elhamdulilah;

All-llahu ekber;

Estagfirullah;

La haule dhe la kuvvete il-lah bil-lah.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: