Ramazani është vetëm disa ditë të limituara

Gjysma e Ramazanit sapo ka shkuar. Edhe gjysma tjetër do të kalojë sërish kaq shpejt. Allahu ka thënë: “Ditë të limituara”

Ashtu sikurse ditët e limituara të Ramazanit kalojnë kaq shpejt, po ashtu do të kalojnë edhe ditët e jetës sonë të shkurtër. Ditë të limituara.

Sa ditë të kanë mbetur për të jetuar në këtë botë në mënyrë që të rregullosh gjendjen tënde? Sa ditë të kanë mbetur derisa ta takosh Allahun me veprat e tua? Ditë të limituara.

Sa ditë të tjera të jetës tënde mund të garantosh në mënyrë që vonesa jote e vazhdueshme për punët e mira të duket e justifikuar? Edhe sa kohë të duhet për t’u penduar dhe për të hequr dorë nga dëshirat e ulëta? Ditë të limituara.

Vitet e kësaj bote do të duken si orë në çastin që do të ndahemi prej saj dhe do të kthehemi sërish te Zoti ynë. Mos i lejo shqetësimet dhe tundimet e kësaj bote të të largojnë nga kënaqësia përfundimtare e Parajsës.

Ky është një shkëmbim i pabarabartë; disa ditë të limituara me sinqeritet, këmbëngulje dhe bindje ndaj Zotit dhe Ai të premton ditë pa limit në vendin më të bukur. Përjetësisht!

Mos e lër shpërblimin e pafund për disa ditë të limituara të kaluara në mëkate dhe harresë. Kthehu te Zoti me sinqeritet në këto ditë të limituara dhe Ai do të kthehet tek ti me mëshirën e Tij të pafundme. O Zot, pastroji zemrat tona dhe pranoi veprat tona!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: