Qyteti jozhurmues
Qyteti jozhurmues,
Qyteti që na pret të gjithëve..
e që nuk flet për veten kurrë,
Qyteti që i jep çdo banori jo më shumë se dy metra vend..
Qyteti me barazi të plotë,
Pa zënka, dhe pa polic…
Qyteti i zymtë me krahë të hapura,
Me banorë të moshave të ndryshme,
Po aq i madh sa qyteti që lakmojmë të jetojmë…
megjithëse i mbipopulluar ngelet i palakmuar nga askush…
çdo gjë është falas, e prapë se shikojmë dot në sy këtë qytet
kryesisht është i ndërtuar me mermerë të llojeve të ndryshme,
me dizajne nga më të ndryshme,
por prapë se prapë ngelet vendi i vetëm ku askush nuk mahnitet nga aparenca,
sepse esenca dhe kuptimi i këtij qyteti të kall datën,
Por mos u frikëso or miku im,
Ka një zgjidhje dhe për këtë…
Vetëm një rrugëdalje të vetme të cilën e ndërton ti me duart e tua…
Mjeti për të ndërtuar rrugën ka një kusht, që është besimi në Zot…
Sa më i fortë të jetë besimi dhe mjeti aq më i madh do jetë…
Veprat janë puna e këtij mjeti…
Këtu është vendi ku s’të bën punë miku dhe as ryshfeti secili merr hakun e vet,
“E ç’të kesh bërë sa një grimcë, atë do ta gjesh,”
në ndihmë të vijnë vetëm besimi dhe veprat e mira…
Qyteti i cili ka një shtrat për të gjithë, por secili prehet sipas jetës që ka bërë…
Në ndihmë të vijë vetëm veprat e mira,
Dhe më e rëndësishmja Besimi në Zot…