Pyetjen që nuk duhet t’ia bëni fëmijëve

Kemi dëgjuar shpesh ose jemi gjendur në mjedise ku fëmijëve ju bëhen pyetje të papërshtatshme. Një nga këto pyetje është se cilin nga prindërit duan më shumë.

Këtë pyetje pediatria Lira Gjika e quan të tmerrshme, pasi ushqen dyshimin dhe pasigurinë tek fëmijët.

Pediatria Lira Gjika shprehet kështu: “Kë do ti më shumë?” Kjo pyetje e tmerrshme, jo vetëm e vendos fëmijën përpara dilemës se cilin duhet të zgjedhë, por ushqen edhe dyshimin dhe pasigurinë. Kjo pyetje, që e drithëron fëmijën, që i than shpirtin fëmijës, mesa duket, është e pamundur të shkulet nga fjalori ynë. Këtë pyetje, i a bëjnë fëmijës, të gjithë të rriturit pa përjashtim: prindërit, gjyshërit, mësuesit, gazetarët, deri pediatrit e psikologët. Asnjërit nuk i shkon mëndja, se çfarë presioni dhe ankthi i krijojnë fëmijës. Fëmija nuk e kupton këtë frazë, pasi ai mendon se janë të rriturit, që duhet ta duan dhe jo ai, që është i vogël. Gjithashtu e vendosin para një zgjedhjeje, që ai nuk di ta bëjë. Ai ka nevojë për të dy prindërit e tij dhe nuk arrin të kuptojë pse duhet të zgjedhë njërin. Të rritur, lëreni të qetë fëmijën.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: