Thashethemet

Besoj se të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë për mëkatet e mëdha si vjedhja, imoraliteti, vrasja dhe mashtrimet etj. Islami është sistemi më i përsosur hyjnor me anë të së cilit Zoti mundëson rregullimin e mardhënieve Zot-Njeri , Njeri – Njeri , Njeri – Gjallesa,sende etj.
Këtë gjë ne e shohim shumë qartë në platformën e fundit hyjnore të Kur’anit Famëlartë nga ku ne besimtarët thithim ajrin më të pastër të udhëzimit. Dijetarët ndër shekuj kanë kategorizuar kuptimet e mesazhit hyjnor duke e ndarë në tre kategori :
-Çështje të Besimit, Akaid
-Çështje të Jurispudencës ,Fikh
-Çështje të Moralit, Ahlak
[ ] Të treja këto kategori nuk bëjnë pa njëra-tjetrën dhe mbeten të mangëta nëse do të shkëpusim ndonjërën. Qëllimi më i lartë hyjnor është që me anë të qasjes teorike,praktike dhe ndjesore të udhëzojë krijesat përgjegjëse për nga rruga e drejtë e Zotit. Por, a ndodh që njeriu pasi që ka besuar të bjerë në mëkate të rëndomta që nuk i shkojnë përshtat një besimtari ?
Po, mundet. Këtë na e konfirmon burimi i dytë më i sigurt pas Kur’anit Famëlartë ,Sunneti. Midis fjalëve të Profetit Muhammed a.s gjejmë:
” كل بني آدم خطاء, وخير الخطّائين التوابون”. (الترمذي وابن ماجه والحاكم )
“Ç’do bir i Ademit gabon, e më i miri i gabimtarëve janë ata që pendohen”
(Tirmidhiu, Ibni Maxhe, El Hakimi)
Nga hadithi ne kuptojmë shumë lehtë se të gabosh është një specifikë natyrale e të qënit krijesë por, ajo që na bën të mirë është që me pikëllim dhe pendesë të sinqertë të kuptojmë gabimin fillimisht dhe më pas të ndjekim hapat e duhur për të rregulluar dhe riparuar atë çfarë kemi gabuar. Është një mëkat shumë i thjeshtë për tu kryer, rëndon rëndë në peshoren e mëkateve te i madhi Zot,shkatërron veprat e mira dhe bëhet shkak e zbatimit të ndëshkimit nga ana e Zotit. Thashethemi. Zoti thotë kështu në Kur’anin Famëlartë :
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِّنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ ۖ وَلَا تَجَسَّسُوا وَلَا يَغْتَب بَّعْضُكُم بَعْضًا ۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَن يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ تَوَّابٌ رَّحِيمٌ .

( O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin ) El Huxhurat ,ajeti 12.
Ajeti është tepër i qartë për përgojuesit .Ndëshkimi është tepër i rëndë. Të shohim se ç’thotë Profeti Muhammed në lidhje me këtë çështje:
1.
أخرج ابن أبي الدنيا في كتاب “الصمت”، والبيهقي من حديث جابر وأبي سعيد الخدري رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم قال: (الغِيبة أشد من الزنا، قيل: وكيف؟ قال: ((الرجل يزن ثم يتوب؛ فيتوب الله عليه، وإن صاحب الغِيبة لا يُغفَر له حتى يَغْفِرَ له صاحبه.))

<<E ka nxjerrë Ibni ebi Dunja në librin “Heshtja” dhe Bejhakiu nga hadithi i Xhebirit dhe i Ebi Said El Hudrijit r.a nga Profeti s.a.s të ketë thënë:
Thashethemi është më rëndë se imoraliteti. U tha : Po si kështu? -Tha: Ndodh që një burrë bën imoralitet e më pas pendohet, ndodh që Allahu ia fal. Por ska dyshim se ai që përgojon nuk i falet derisa ta falë ai për rë cilin ka përgojuar .>>
Allahu fal shumë mëkate por në këtë mëkat ka bërë kusht që të vihet në dijeni pala e dëmtuar në këtë mes dhe pasi kjo palë ta ketë falur, atëherë çështja i takon Zotit. Por cilat janë hapat e pendimit?
-Pikëllimi, të brengoset mëkatari dhe ta pranojë gabimin e tij e të jetë i vetëdijshëm për këtë.
– Frika, të ketë frikë ti kthehet këtij gabimi ashtu siç do të frikësohej nëse do të hidhej në zjarr apo nga pickimi i gjarprit ose akrepit.
-Të kërkojë falje nga pala e dëmtuar
-Të kërkojë falje nga Zoti.
Mëkatari duhet të besojë dhe shpresojë fort në faljen e mëkatit të tij.

2.

ومن أشد هذه الأحاديث ما ذكره السائل الكريم ، وهو ما رواه البخاري في “صحيحه” (6056) ، ومسلم في “صحيحه” (105) ، من حديث حذيفة رضي الله عنه ، قال : سَمِعْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:  لَا يَدْخُلُ الجَنَّةَ قَتَّاتٌ. وعند مسلم بلفظ : لَا يَدْخُلُ الْجَنَّةَ نَمَّامٌ

Transmetime të regjistruara te Buhariu dhe Muslimi r.a marrë nga rrëfimi i Hudhejfes, tha; Dëgjova të Dërguarin e Allahut s.a.s duke thënë : << ” Nuk hyn në parajsë ai që trasporton fjalët (thashethemexhiu).”>>

Hadithet janë të shumta dhe të qarta si hëna natën e Bedrit dhe shumë të thkeshtë për tu kuptuar.

Zoti na bëftë prej atyre që e respektojnë në praktikë fjalën e Tij dhe ndjekin më të mirën! Zoti na i faltë mëkatet e na i bëftë zemrat tona ta urrejmë të keqen e ta duam të mirën! Zoti i vëndostë kyç gojave tona nëse nisin të bëjnë thashetheme! Amin! Amin! Amin!

Përgatiti : Klodian Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: