Si të lutesh për fëmijën?

 

“Kur Allahu u dha atyre një fëmijë pa asnjë të metë, si nëna si babai i tij e kaluan cakun dhe u përlyen në idhujtari. Ngulën këmbë, që t’i bënin shok në krijim Allahut të Madhërishëm (xh.xh.). Mirëpo Allahu është aq i pastër sa është e pamundur që t’i bësh shokë në krijim.”( Araf, 7/190.) Ky ajet fisnik, na fton të nxjerrim mësime të mëdha.
Allahu (xh.xh.), një ajet më përpara, e ka bërë vetë të ditur, se i gjithë njerëzimi është krijuar prej një vetjeje të vetme, e pasi pohon se asaj iu krijua edhe shoqja e jetës, në mënyrë që ai të gjejë qetësinë, të cilës i është ngarkuar një barrë, që, kur pesha e saj të rëndohet, ata t’i ngrenë duart të dy dhe të zënë të luten me fjalët: “Nëse do të na falësh një fëmijë të mbarë, ne padyshim që do të jemi prej robërve që falënderojnë.” ( Araf, 7/189.) Fjala “të mbarë” ka kuptimin, si të të qenit i shëndetshëm dhe pa kurrfarë të mete nga ana e shëndetit, poende përdoret edhe për njerëzit e thellë në besim, të kujdesshëm në realizimin e adhurimeve dhe të zhvilluar përsa i përket vetëdijes së të qenit nën kontrollin e pandalshëm të Allahut (xh.xh.).
Në fakt, t’i lutesh Allahut, që fëmija të jetë edhe i shëndetshëm, edhe prej atyre që i frikësohen Allahut (xh.sh.) është një prej detyrimeve të besimit në Allahun dhe në jetën e përtejme. Një zemër që beson, i ngre duart dhe nis të lutet, duke thënë: “O Zot! Më jep një fëmijë të mbarë! Një fëmijë, që të jetë i mbarë nga duart e këmbët, nga sytë, veshët dhe gjithë organet e tjera! Një fëmijë që t’i ta falësh të mbarë në besim, në Islam dhe sinqeritet! Na e fal atë, jo vetëm të shëndetshëm nga ana fizike, por me një karakter dhe jetë të pastër veprimi, zemërbardhësie dhe jete të qashtër shpirtërore.”
Mirëpo, si pjesë e pashmangshme e sprovimit të qenies njerëzore, mund të ndodhë, që fëmija i ardhur në jetë, të ketë lindur me një varg mangësish apo dobëish. Ajo që na takon të bëjmë në të këtilla raste, është të bëjmë durim dhe t’i përballojmë me forcë rrethanat e krijuara. Pasi ne nuk mund ta dimë, se cilat mund të jenë urtësitë e ardhjes kësisoj në jetë të fëmijës sonë. Allahu i madhërishëm mund të jetë duke na ofruar një mundësi për t’u pastruar prej mëkateve apo gabimeve të mundshme, apo thjesht ngase ne do të kujdesemi për mirëqenien dhe rritjen mirë të atij fëmije, mund të bëjë të mundur që e gjithë kjo të kthehet në një lutje për rritjen e gradëve të tij shpirtërore.
Meqë në ajetin e mësipërm tregohet krijimi i njeriut të parë, mund të kuptohet, se njerëzit për të cilët bëhet fjalë janë Ademi (a.s.) dhe Havaja e nderuar. Mirëpo, megjithëse mund të jenë këta, që kërkojnë një fëmijë të mbarë prej Allahut (xh.xh.), nëse do të kemi parasysh cilësinë e qashtërsisë së zemrës së profetëve, duhet kuptuar se me “ata që ranë në idhujtari” nuk mund të bëhet fjalë për profetë, por për një varg njerëzish që ishin prej Ademit. Patjetër, që profetët, si rrjedhojë e horizontit të tyre të vetëllogarisë, mund t’i kenë receptuar këto paralajmërime sikur t’u drejtoheshin po vetë atyre, dhe mund të jenë kapluar prej ndjesish të natyrshme pendese, por kjo është tjetër çështje. Mirëpo, paralajmërimi i vërtëtë i drejtohet profetëve, që të nxjerrin mësim bashkësitë e tyre. Siç edhe e dini, drejtimi vetë profetëve rreth disa çështjeve a situatave të caktuara të bashkësive të tyre, është një stilemë e përdorur gjerësisht në shumë prej ajeteve të Kuranit Fisnik.
Për shembull, në ajetin “Nëse përfshihesh në idhujtari, atëherë të gjitha punët e bëra të shkojnë dëm.”, që gjendet në suren Zumer, fjala i është drejtuar Profetit tonë (s.a.s.). E përderisa është e ditur që Profeti ynë i Dashur nuk kishte si të përfshihej në idhujtari kurrsesi, atëherë kuptimi i ajetit del qartazi se i drejtohet gjithë njerëzimit nëpërmjet Tij. Pasi, përsa i përket vetë Profetit, ne e dimë se ai ishte i mbrojtur, i mbështetur dhe i ndihmuar në çdo çast nga vetë Allahu (xh.xh.). Ai (s.a.s.) është i qashtër dhe i pafajshëm.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: