Më trego për çështjen më të veçantë të të Dërguarit të Allahut (s.a.s)

Dikush shkoi tek Hz. Aishja (r.a) dhe i tha: “Më trego për çështjen më të veçantë të të Dërguarit të Allahut.” Ajo i tha: “E cila prej çështjeve të tij nuk është e veçantë? Më pas vazhdoi: Në një natë prej netësh më tha: “O Aishe, më lejo që sot ta adhuroj Zotin tim.” I thashë: “Pasha Allahun, e dua afërsinë tënde, por po zgjedh dëshirën tënde.”

U çua, mori abdes dhe më pas filloi të falej. Vazhdoi të qante derisa lotët t’i rridhnin në prehrin e tij. Ajo i tha: “O i Dërguar i  Allahut, po qan ndërkohë që Allahu t’i ka falur ty të gjitha?” Ai m’u përgjigj: “A të mos jem një rob falënderues?”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: