Profeti Ynë (26) – Lidhja e martesës

Lidhja e martesës së Profetit Muhamed (s.a.s)

Më në fund erdhi koha për bashkëshortësinë e lumtur që do t’u ndryshonte rrjedhën viteve. Dhe pa kaluar shumë kohë, një ditë, djemtë e Abdulmutalibit me Ebu Talibin në krye u nisën për të kërkuar dorën e Hatixhes.

Pas bisedave të ngrohta që u bënë midis dy familjeve, u krijua një çerdhe e re. U therën deshë e deve pa masë, madje kishte grupe të tëra që përkujdeseshin për shërbim. Ishte ngritur një martesë 25-vjeçare, e vështirë disi, por plot rehati shpirtërore.

Kështu do të fillonte një jetë pesëmbëdhjetëvjeçare derisa erdhi kumti hyjnor. Që mund t’i shërbejë si një shembull i mirë çdokujt. Muhamedi i nderuar, më besniku ndër njerëz, do të shërbente këndej e tutje si shembulli më i shndritshëm për një kryefamiljar. Ai nuk rrinte asnjëherë pa e ndihmuar të shoqen në punët e saj. Ai arrinte që të gjitha problemet e tija t’i zgjidhte menjëherë, madje me lehtësinë më të madhe. Lidhja e martesës

Kësodore u ngrit ajo çerdhe shembullore që karakterizohej nga respekti i ndërsjellë dhe nga lumturia e pashoqe. Megjithëse ishte e zonja të mbante shumë shërbëtore, ajo parapëlqente përherë t’i shërbente vetë bashkëshortit të saj. I bënte aq e lumtur, sa mund të thoje se ajo i bënte ato sikur t’i kishte hallkat e një adhurimi të përditshëm. E kishte dedikuar gjithë fuqinë e saj për lumturinë e harenë e Tij. Sikur të ishte një shërbëtore e Tij, ajo nuk duronte dot që të mërzitej qoftë edhe sadopak. Hatixhja tregonte kujdesin më të veçantë të mos kishte asnjë avari që mund ta shqetësonte.

Pa kaluar shumë kohë, edhe kjo familje si çdo simotër e saj filloi të jepte frytet e saj të para. Fillimisht lindi Kasemi. Profeti ynë paqja qoftë mbi Të!, pikërisht prej këtij fakti thërritej edhe me emrin “Ebu Kasem”[1], vetëm se ai ishte shumë i përkohshëm në këtë botë kalimtare. Nuk kishte shumë kohë, që sapo kishte filluar të ecte këmbadoras, kur iu desh të hapte krahë e të fluturonte. Për të mos u kthyer më, drejt Xhenetit.

Kaluan dy vjet prej vdekjes së Kasemit, kur Profetit tonë të Nderuar i lindi vajza e parë, e cila është për të gjithë ne Nënë Zejnebi. Ajo ishte edhe vajza e parë dhe më e madhe e Tij. Pas një viti lindi Rukija, dhe tre vjet pas Rukijes erdhi në këtë botë edhe Umu Kulthumi. Ndërsa, nëna jonë, Fatimja do ta nderonte këtë botë me ardhjen e saj në jetë në vitin e parë të revelacionit profetik.

[1]Në kuptimin “babai i Kasemit”

Postime të ngashme