Përkujtimi i Zotit

Lidhur me përkujtimin e Tij, Zoti thotë në Kuran: “O ju që keni besuar! Përkujtojeni Allahun sa më shpesh!” (33:41) Ndërsa Profeti (a.s) thotë: “Nuk ka vepër më të mirë që mund të kryejë biri i Ademit dhe që mund ta ruajë nga dënimi i Zotit, sesa përkujtimi i Tij.” Apo “Kush dëshiron të festojë në kopshtet e Xhenetit, le ta përmendë Zotin sa më shpesh.”

Dhikri është mirënjohja e besimtarëve ndaj Zotit për udhëzimin në Rrugën e Drejtë. Ai e zbut zemrën dhe i jep asaj dritë. Dijetarët kanë thënë se zemra që nuk e përkujton Zotin është zemër e vdekur, parim ky i nxjerrë nga hadithi i Profetit (a.s) ku thotë: “Dallimi mes atij që e përkujton Zotin dhe atij që nuk e përkujton, është si dallimi mes të gjallit dhe të vdekurit.”

Përkujtimi i Zotit është rruga më e sigurt për të fituar faljen dhe mëshirën e Tij si dhe për të fituar Parajsën e amshuar. Pra, mos e lini zemrën në gjendje të mjeruar, por jepini asaj dritë, duke e përkujtuar Zotin sa më shpesh!

Postime të ngashme