Higjiena personale

Higjiena hyn tek mjekësia parandaluese. Është më mirë të parandalosh se të kurosh. Duke u kujdesur për pastërtinë e trupit, veshmbathjes, etj, evitojmë shumë sëmundje, që varen nga higjiena personale.

Higjiena e lëkurës ndikon në zvogëlimin e numrit të sëmundjeve infektive të ndryshme. Lëkura e papastër lëndohet lehtë, sidomos te personat e moshuar, tek të cilët është i zbehur elasticiteti fiziologjik i lëkurës.

Gjithashtu lëkura e papastër shkakton çrregullime në termorregullacion si dhe shumë çrregullime të tjera në organizëm. Shumë materie në formë pluhuri, avulli dhe lëngu e bëjnë lëkurën të papastër, e dëmtojnë atë, e disa prej tyre depërtojnë edhe në gjak. Përmes tij shpërndahen në tërë organizmin duke shkaktuar çrregullime të shumta. Gjithashtu e një rëndësie të veçantë është edhe mirëmbajtja e higjienës personale të organeve gjenitale, pasi vetëm kështu mund të parandalojmë shumë sëmundje infektive të tyre.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: