Përdorimi i smartphone-ve po krijon prindër neglizhues

Një studim i ri thotë se prindërit neglizhojnë rritjen e fëmijëve të cilët në klasën e parë nuk janë të aftë të bëjnë dialog. Një e treta e fëmijëve që nisin shkollën nuk janë gati për në klasë, me disa mugnesa në aftësitë sociale, probleme me fjalimet apo nuk janë të trajnuar për të shkuar në tualet vetë.

Sipas The Telegraph mësuesit vuajnë nga mungesa e vëmendjes apo ndërveprimit me prindërit, që janë të fiksuar me telefonat e tyre ‘smart’.

Raporti i Shtetit të Edukimit tregon se 4/5 e mësuesve janë të shqetësuar për aftësitë sociale të fëmiëjve që kanë probleme të bisedojnë. Më shumë se 2/3 shohin fëmijë që kanë mungesa të ‘aftësisë vetëndihmuese’. Mësuesit vërejnë gjithashtu se niveli i leximit, të shkruarit dhe numërimit është shumë më i ulët se sa duhet të ishte.

Një vit më parë psikiatrët e fëmijëve sugjeruan që prindërit të përdornin në tavolinë gjatë ngrënies rregullin “fol, jo shtyp”,  për të ndaluar telefonat dhe tabletët të merrnin kontrollin e jetës së tyre.  Mjekët paralajmërojnë gjithashtu se fëmijën “të fiksuar”, pas rrjeteve sociale apo mesazheve rrezikohen të rriten emocionalisht dhe të paaftë për të përballuar botën reale.

Postime të ngashme