Përballja e shekullit!

Gjithmonë përballjen më të madhe dhe më të vështirë njeriu ka për ta patur me veten e tij. Prandaj në çdo kohë ne lypsemi që të rizbulojmë vetveten, të gjejmë dhe të njohim kush jemi dhe ta pajisim veten me ndërgjegje të pastër.

Ne kemi nevojë për një mendje që të mund të gjykojë gabimet, fajet dhe meritat. Ne duhet të pastrojmë dhe lirojmë korridoret e bllokuara të mendjes sonë duke rindriçuar sistemin tonë të të arsyetuarit, në mënyrë që të mendojmë, jo të paragjykojmë, në mënyrë që të kërkojmë dhe respektojmë objektivitetin, që të dalim nga bataku i egoizmit të shfrenuar ku kemi rënë pa kuptuar!

Në çdo shekull, problemet që mund të shqetësojnë mendjet e njerëzve, janë krejt të natyrshme dhe shfaqen në forma të ndryshme. Edhe në shekullin tonë, përballja me ideologji e kultura të formuara në mjedise të ndryshme, kur përshfaqen në një mjedis të caktuar (shoqëri), sjellin papërpuethshmëri ose problem në atë hapësirë ku tentojnë të mbillen. Dëmet morale dhe shoqërore të sjella nga mendimet e paqëndrueshme, pak nga pak fillojnë të shkatërrojnë trupin e një shoqërie. Dallimet botëkuptimore bëhen shkak për formimin e përçarjeve antagoniste brenda opinionit publik. Për të dalë nga një gjendje e tillë apo për të mos rënë në të, njerëzimi duhet të kthehet kah e vërteta absolute në qendër të së cilës është besimi.

Përballja e shekullit për njerëzimin është përballja me vetveten. Në fakt në çdo periudhë të historisë njerëzore, sfidën më të vështirë njeriu e ka patur me vetveten, por ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga trazira e konflikte të mëdha shoqërore.

Beteja e këtij shekulli nuk është më lufta, por përballja me botën e ideve, por këto ide apo idealizma duhet t’i shkoqisim njëherë mirë brenda vetes. Në të vërtetë filozofët e mendimit kanë thënë se ditët e përfitimit me anë të përdorimit të forcës kanë marrë fund. Në botën e sotme të ndriçuar, rruga e vetme për t’i bërë të tjerët të pranojnë të pranojnë idetë tuaja, është me anë të bindjes dhe argumenteve të pakundërshtueshme. Ata që përdorin forcën për të arritur qëllimet e tyre, janë të degraduar intelektualisht.

Një komb do të mund të rilindë vetëm kur t’i rikthehet rrënjëve të tij shpirtërore, duke shmangur kështu sëmundje të tilla si pasioni, përtacia, etja për famë, egoizmi, dashuria për këtë botë, mendjengushtësia dhe përdorimi i forcës, duke i zëvendësuar ato me kurajën, modestinë, altruizmin, dijet dhe virtytet.

Një ringjallje a rilindje e tillë që çon drejt kthimit kah vlerat, duhet të bëhet nga të gjithë pjesëtarët e kombit që nga maja, udhëheqësit e deri te punëtori i thjeshtë, i cili me zor siguron kafshatën e gojës. Rinovimi i shoqërisë duhet të nisë brenda zemrës dhe jo si pasojë e prepotencës, dhunës a imponimit. Sigurisht që ligji dhe rregulli në një shoqëri janë jetikë, të domosdoshëm, por virtyti nuk mund të injektohet me forcë dhe një shoqëri e virtytshme nuk mund të imponohet me anë të dhunës.

Është fakt që edhe në shekullin e ri, njerëzit janë duke prekur fundin për shkak të injorancës, depresionit, plogështisë, dobësisë apo edhe supersticionit, po aq sa është fakt dhe një e vërtetë e pakundërshtueshme se njerëzit sot janë më të prirur për t’u kthyer drejt Zotit. Në çdo shoqëri, komb a popullatë, ju mund të vëreni njerëz të etur për paqe dhe siguri të cilat premtohen nga fuqia e besimit.

Rikthimi kah shpirti nuk do të thotë mohim i realitetit duke i kthyer shpinën modernizmit, nuk do të thotë të mos shkollohesh, të kontrollosh vetveten dhe të rifitosh kulturën dhe identitetin tënd. Rikthimi kah shpirti do të thotë, në një farë formë, kthim drejt mendimit universal e mendimi universal i ngjan një kryqëzimi, ku takohen të gjithë popujt, kulturat e kombet.

Të gjitha këto mund të duken utopizma, të pamundura për t’u vënë në zbatim, megjithatë ne jemi të prirur të shpresojmë, sepse çdo tunel e ka një dritë në fund.

Gjithmonë përballjen më të madhe dhe më të vështirë njeriu ka për ta patur me veten e tij. Prandaj në çdo kohë ne lypsemi që të rizbulojmë vetveten, të gjejmë dhe të njohim kush jemi dhe ta pajisim veten me ndërgjegje të pastër. Ne kemi nevojë për një mendje që të mund të gjykojë gabimet, fajet dhe meritat. Ne duhet të pastrojmë dhe lirojmë korridoret e bllokuara të mendjes sonë duke rindriçuar sistemin tonë të të arsyetuarit, në mënyrë që të mendojmë, jo të paragjykojmë, në mënyrë që të kërkojmë dhe respektojmë objektivitetin, që të dalim nga bataku i egoizmit të shfrenuar ku kemi rënë pa kuptuar!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: