Pema në katër stinët..
Një burrë kishte katër fëmijë. Ai dëshironte që fëmijët e tij të mos i gjykonin gjërat me nxitim, prandaj i ftoi ata të bënin një udhëtim për të parë një pemë në një vend të largët.
Secili prej tyre u nis në sezone të ndryshme.
I pari u nis në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë dhe i katërti në vjeshtë. Kur u kthye edhe djali i fundit, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi atyre t’i thoshin se çfarë kishin parë.
I pari tha se pema ishte e zhveshur dhe e shëmtuar… I dyti nuk ishte dakort, sepse pema ishte e mbuluar me gjethe jeshile dhe me plot jetë..
I treti tha se pema ishte mbushur me lule plot ngjyra dhe me aromë të këndshme. Ai nuk kishte parë kurrë më parë gjë më të bukur.. Ndërsa i katërti tha se pema ishte e mbushur plot me fruta të mira.
Babai u tha se të gjitha përgjigjet e tyre ishin të sakta dhe të vërteta, sepse secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një sezon.
Ju nuk mund të gjykoni një pemë apo një person vetëm në një kohë.
Këmbëngulni, dhe përmes vështirësive, kohë më të mira do të vijnë, sigurisht atëherë kur ju nuk e prisni..