Organet e frymëmarrjes

Mushkëritë nuk janë aq të zhvilluara. Në moshën 7 vjeçare përfundon diferencimi strukturor i indit bazë të mushkërive dhe më pas vazhdon vetëm rritja e përmasave. Alveolat (fshikëzat e ajrit) me 0.02 mm tek të vegjlit janë 4 herë më të vogla kundrejt 0.07 mm, që janë te të rriturit. Kapilarët janë më të zhvilluar se enët e gjakut.

Sipërfaqja frymëmarrëse e mushkërive dhe sasia e gjakut që kalon në të në njësinë e kohës është më e madhe tek fëmijët. Vëllimi i mushkërive tek një fëmijë 8 vjeç, është tetë herë më i madh se tek i porsalinduri dhe në moshën 10 vjeç rritet njëzet herë.

Numri i frymëmarrjeve në një minutë tek i porsalinduri është 44 herë, te fëmijët 5 vjeç ulet në 26 herë dhe tek të rriturit është 18 herë në një minutë. Frymëmarrja e fëmijëve deri në 2 vjeç është e tipit abdominal (me bark), në moshën 5-6 vjeç bëhet e përzier, ku marrin pjesë barku dhe kafazi i kraharorit dhe për moshën 6-7 vjeç frymëmarrja bëhet e tipit torakal (me gjoks) ashtu si tek të rriturit.

Duke marrë parasysh këto veçori të organeve të frymëmarrjes te fëmijët, kuptohet qartë rëndësia që duhet t’u japim ushtrimeve fizike, regjimit ditor, etj, që synojnë forcimin dhe kalitjen e këtij sistemi për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të fëmijëve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: