Optimizmi, cilësi jetike e besimtarit

Islami na fton në mëshirë, shpresë dhe paqe. Përmes bisedës me Krijuesin tonë, në lutje dhe duke reflektuar fjalët e Tij, ne gjejmë vendin tonë të rehatisë – për sa kohë që mbetemi të ndërgjegjshëm për t’i mbrojtur këto akte adhurimi nga të kthyerit në rituale të zbrazëta. Ishte praktikë e Profetit ﷺ që sa herë që ndihej i trazuar, ai instinktivisht kërkonte lehtësim dhe strehim tek Allahu përmes lutjes.

Ai është transmetuar të ketë thënë, “O Bilal, thirre ikametin për të falur namazin, na qetëso nëpërmjet tij.” Allahu na thotë që Kurani është dhuratë e Tij kryesore për njerëzimin, një gjë që në vetvete ia vlen si gëzim. Ai është vendi i strehimit tek cili kthehemi çdo ditë për këshilla të fuqishme dhe domethënëse nga Allahu. Ai sjell me vete mëshirë, udhëzim, lehtësim dhe rehati për zemrat tona nga dyshimi, konfuzioni dhe shqetësimi. Të gjitha këto janë në të vërtetë dhuratë e një optimizmi të pastër dhe të qëndrueshëm, një dhuratë që siguron një jetë të mirë, ndërsa na premton një amshim që tejkalon të gjitha pritjet e kësaj bote.

Përshkrimet e gjera dhe të shpeshta të Xhenetit në Kuran dhe ajetet e shumta të shpresës, që nuk lënë vend për dëshpërim, në fakt janë faktorë dallues dhe kritikë në doktrinën islame që përcaktojnë më tej qëllimin, drejtimin dhe motivimin e dikujt për të adhuruar Allahun, kërkojnë kënaqësinë e Tij dhe arrijnë më të mirën.

“O njerëz! Ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët. Thuaj: Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus, 10:57-58)

Në këtë thënie, ne gjejmë një nga cilësitë kryesore të besimtarit dhe optimistit. Ai që pranon bekimet e tij ka të ngjarë të jetë mirënjohës ndaj tyre dhe të ndiejë kënaqësi, nga ana tjetër duke shprehur mirënjohje ndaj Allahut në adhurim dhe bindje. Ndërsa ai që nuk sheh ndonjë të mirë në atë që ai është bekuar, natyrshëm e sheh botën si një vend vështirësish dhe shqetësimesh dhe nuk do ta njohë burimin të cilit i drejtohet.

Një ngjashmëri mund të tërhiqet këtu me atë që optimisti e sheh gotën si gjysëm të plotë, ndërsa e di dhe ndihet i sigurt se do të vazhdojë të mbushet, ndërsa pesimisti e sheh gotën si gjysëm të zbrazët pa shpresë se do të mbushet ndonjëherë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: